DOKUMENTI/ Tërmet Peçi me precedent penal, për çfarë u dënua

Jun 7, 2016 | 20:16
SHPËRNDAJE

Kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi rezulton është dënuar nga Gjykata e Tepelenës për falsifikim dokumentesh.

Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Bashkise se Tepelenes, Termet Peci, duke hyre ne nje mbledhje te Asamblese Kombetare te Partise Socialiste, PS, e cila eshte mbledhur per zgjedhjet e reja ne parti dhe per rinovimin e strukturave dhe anetaresimeve te reja. /r/n/r/nMayor of Tepelena Termet Peci and Prime Minister Edi Rama, during a meeting of the National Assembly of the Socialist Party.

Ndaj kreut të bashkisë kishte nisur një procedim penal pasi në vitin 1999 ka zhdoganuar përmes një miku të tij dhe për llogari të shtetasit Edmon Mjeda, një makinë të vjedhur në Itali dhe dënimi është dhënë në korrik të vitit 2004.

13407622_10208797952841686_551767376_n
Vendimi i gjykates

Falsifikimi i bërë nga Peçi u zbulua pasi Policia e Shtetit bllokoi automjetin në fjalë, që Mjeda pasi e kishte blerë nga kreu i bashkisë ai kishte shitur Odise Anagnostit.

Në fund, gjykatësi duke marrë parasysh që Peçi nuk është i dënuar më parë dhe se ka shprehur pendim me procedurë të shkurtuar ka dhënë një dënim me 1 milionë lekë të vjetra.

Për të lehtësuar këtë gjobë, gjykata madje ka vendosur që pagimi i gjobës të bëhet me dy këste gjashtë mujore nga vendimi i formës së prerë (17.05.2004)

.

13413886_10208797953881712_1488559161_n

Në formularin e vetë deklarimit në kuadër të zbatimit të ligjit të Dekriminalizimit, Peçi rezulton se nuk e ka deklaruar këtë vendim.

Pyetjes nëse ka qenë ndonjëherë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë nga nja autoritet gjyqësor shqiptar ose i huaj, Peçi i është përgjigjur me “Jo”.

Formulari i vetedeklarlimit
Formulari i vetedeklarlimit

Në zbatim të ligjit të Dekriminalizimit, kreu i Bashkisë së Tepelenës do të jetë objekt hetimi për të verifikuar nëse në formularin e vetë deklarimit ai ka fshehur apo jo. Nëse rezulton se ka shkelur ligjin, atëherë, Peçi rrezikon të lërë mandatin e kryetarit të bashkisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura