DOKUMENTI/ Fjalët e fundit të tre klerikëve shqiptarë para se të pushkatoheshin

May 2, 2016 | 22:08
SHPËRNDAJE

Ish-drejtori i Arkivës në Ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi ka zbuluar një dokument, ku janë të shkruara edhe fjalët që tre klerikë shqiptarë thanë para se të pushkatoheshin.

13094235_999311433450025_2950983675939169879_nDervishi shkruan se një prej tre klerikëve të ekzekutuar më 11 mars të vitit 1948 nuk është lumturuar si 39 të tjerët.

“Siç kam shkruar më parë, lista e lumnimit të klerikëve katolikë dhe disa civilëve, nuk pasqyron tërësisht të vërtetën rreth tyre. Nga burimi zyrtar mësova se lista përbëhej prej 39 personash. Meqë burimi nuk kishte informacion të plotë, më rezultoi se 21 ishin të pushkatuar dhe 18 të vdekur kryesisht në hetuesi dhe burgje.

Sot po tregoj një rast të ekzekutimit të tre klerikëve katolikë më 11 mars 1948. Dy prej tyre, Imzot Frano Gjini dhe Atë Mati Prendushi gjenden në listën e 39 të lumnuarve. I treti, Dom Nikoll Zef Deda është “harruar” dhe nuk bën pjesë në këtë listë. Në kujtim të të treve, po postoj fjalët e fundit të tyre para ekzekutimit”, shkruan ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura