DOKUMENTI/ Financim shtetëror për partitë, zbardhet plani i PD për Reformën Zgjedhore

SHPËRNDAJE

MARIGLEN KUME/ Partia Demokratike do të propozojë financim 100% nga shteti për subjektet politike dhe fushatat zgjedhore.

borshard

 

Gazeta “Panorama” zbardh draftin e opozitës për Reformën Zgjedhore, mbi të cilin PD-ja dhe aleatët po punojnë për të paraqitur alternativat e tyre.

Financimi i partive është problematika kryesore që adresohet në draftin e PD-së. “Ndërhyrje ligjore që siguron që financimi i partive politike dhe ai për zgjedhjet të jetë 100% nga buxheti i shtetit, me qëllim shmangien e financimeve private nga burime të dyshimta.

Paralelisht me këtë, propozohet kriminalizimi i financimeve private”, thuhet në pikën e parë të draftit të PD-së. Partia më e madhe opozitare ngarkon Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të bëjë një listë kostosh reference të detyrueshme, për materiale, infrastrukturë apo aktivitete zgjedhore, me qëllim matjen e shpenzimeve për një kandidat/parti në fushatën zgjedhore.

Po ashtu, PD-ja kërkon që të përcaktohen kriteret e llogaritjes së financimit për një mandat, në mënyrë që të përllogaritet edhe buxheti vjetor i partive. “Përcaktimin e rregullave dhe kritereve detyruese për përllogaritjen e vlerës së financimit për njësi (vlerë për një zgjedhës dhe/ose vlerë për mandat dispozicion buxheti i shtetit. Shuma e përllogaritur sipas kritereve duhet të jetë detyruese për t’u vënë në dispozicion sipas ligjit për buxhetin e vitit përkatës”, thuhet ndër të tjera në draftin e PD-së.

Opozita ka denoncuar shpeshherë lidhjet e “oligarkëve” me pushtetin, të cilët, sipas PD-së, marrin tenderë korruptivë dhe më pas ua kthejnë favoret në fushatat zgjedhore partive politike. Asimilimin e kësaj problematike, PD-ja e reflekton në draftin e vet për Reformën Zgjedhore. “Ashpërsimin e kornizës ligjore që pengon financimin nga subjekte që kanë përfituar nga fonde publike nëpërmjet tenderësh dhe koncesionesh, si dhe ndalime nga përfitimi i tenderëve apo koncesioneve, për një kohë të përcaktuar, nga kompani që kanë financuar partitë politike dhe kandidatët”, vijon drafti.

REKLAMAT

Partia Demokratike parashikon gjithashtu në draftin e saj uljen e shpenzimeve për mjetet e propagandës në fushatën zgjedhore. Ndërkohë, sa i përket reklamave në media, PD-ja propozon që ato të mos paguhen në mënyrë të drejtpërdrejtë, por kostoja e reklamave të zbritet nga detyrimet që mediat kanë ndaj shtetit.

“Marrja e masave që kostoja e kohës televizive dhe e reklamave të jetë ligjërisht e përcaktuar dhe e unifikuar. Njëkohësisht, përcaktimi i mekanizmave për të garantuar që kostoja e reklamave/ kohës televizive të mos jetë e pagueshme drejtpërdrejtë, por të jetë e zbritshme nga transmetuesit televizivë dhe radiofonikë nga detyrimet që i kanë shtetit”. Edhe opozita duket se e ka në fokus parandalimin e financimeve të huaja. PD-ja propozon forcimin e rregullave për ndalimin e plotë të çdo financimi të huaj për subjektet politike/kandidatët/fondacionet politike.

Propozimet-PD

 

Te lidhura


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.