DOKUMENTI/ Edi Rama nuk votoi nismën e tij për “Anti-shpifjen”, Bushati abstenoi. Ja emrat e deputetëve të opozitës së re që votojnë përherë pro maxhorancës. Fino dhe Velaj…

Dec 19, 2019 | 18:23
SHPËRNDAJE

votimi parlament- antishpifjaParlamenti votoi mbrëmë me 82 vota pro ndryshimet e shumë debatuara të paketës anti-shpifje, nismë e propozuar nga qeveria Rama dhe e kundërshtuar fort nga komuniteti i gazetarëve dhe i shoqërisë civile.

Nisma në fjalë pësoi disa amendamente të propozuara nga kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla.

Paketa e projektligjeve të qeverisë është votuar nga 6 deputetë të opozitës së re, të cilët kanë qëndruar pa grupe parlamentare, por ata votojnë rregullisht çdo nismë të qeverisë Rama.

Edhe pse nisma mund të kalonte edhe vetëm me votat e PS-së, deputetët e opozitës së re nuk ngurojnë të votojnë pro çdo projektligji të shumicës.

Sipas procesverbalit të Parlamentit, veç deputetëve të PS-së, pro miratimit të nismës që është cilësuar si ‘censurë’ ndaj medias, kanë votuar deputetët, Majlinda Rama, e njohur për fjalimin e saj viral për “Kërpëratën”.

votimi anti shpifja (2)

Po ashtu kanë votuar deputetët Selami Jenisheri, Ramazan Gjuzi, Eugen Bojaxhiu.

Po ashtu tre vota besnike dolën nga radhët e Grupit të Pavarurve, me kryetar Nimet Musain.  Votat jeshile nuk nguruan ti japin gjatë gjithë seancës edhe deputetët, Aurora Mara dhe Ediola Braha, pjesë e Grupit parlamentar të pavarurve.

13 vota ishin kundër kësaj nisme, ku bie në sy emri i Alban Zenelit, Arben Elezit, Kujtim GJuzit, Korab Litës, Zef Shtjefnit, Krenar Rryçit etj.

Ndërsa 5 vota ishin abstenim, ku bie në sy emri i ish-ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, Edlira Hysenit, Edmond Rrushit, Ylli Shehut dhe Shkëlqim Troplinit.

Vetë propozuesi më i zjarrtë i nismës, Kryeministri Edi Rama nuk ka votuar gjatë seancës së djeshme, dhe vota e tij konsiderohet si kartë prezentë që s’ka votuar.

Veç Ramës nuk ka votuar as Myslym Murrizi, Nikolin Staka, Halit Valteri dhe Vasil Sterjovski.

Ndërkohë që kanë munguar në votim dy socialistët, Bashkim Fino dhe Fate Velaj.

Ndërsa deputetët e tjerë, si Rudina Hajdari, Ralf Gjoni,  Fatjona Dhimtri munguan gjatë votimit.

Në total s’moren pjesë në votim 17 deputetë, mes të cilëve bie në sy emri i Lefter Kokës./ PANORAMA.al

votimi anti shpifja (1)

 

Munguan te anti shpifja

Deputetet e opozitës që votuan pro

Mbiemri Emri

GJUZI RAMAZAN – Pa grup

BOJAXHIU EUGEN- Pa grup

JANISHEHRI SELAMI – Pa grup

HALILAJ MAJLINDA – Pa grup

MUSAJ NIMET- Grupi i pavarur

BRAHA EDIOLA Grupi i pavarur

MARA AURORA Grupi i pavarur

Votuan Jo

CACANI ARLIND- Grupi Demokrat

ELEZI ARBEN Grupi Demokrat

ZENELI ALBAN Grupi Demokrat

JAKIMI KARAMELO Grupi Demokrat

HALIL LIGORAQ Grupi Demokrat

LITA KORAB  Grupi Demokrat

PAPA KOSTAQ – Pa grup

QAMA KLAJDI  – Pa grup

ROSHI ARTUR – Pa grup

GJUZI KUJTIM – Pa grup

RRYCI KRENAR- Pa grup

SHTJEFNI ZEF  – Pa grup

TOPI SUZANA – Pa grup

Deputetët që abstenuan

BUSHATI DITMIR- PS

HYSENI EDLIRA – I PAVARUR

SHEHU YLLI – I PAVARUR

RRUSHI EDMOND – Pa Grup

TROPLINI BESNIK – Pa Grup

Ishin prezent por nuk kanë votuar

EDI RAMA- PS

MURRIZI MYSLIM – Grupi DEMOKRAT

VALTERI HALIT – GRUPI DEMORKAT

STAKA NIKOLIN – PA GRUP

STERJOVSKI VASIL- PA GRUP

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura