Dokumenti/ “E vetmja meritë e drejtorit të ri të Policisë së Burgjeve, ka qenë komisioner i PS në…”

Oct 24, 2018 | 15:19
SHPËRNDAJE

Rama-me-drejtorin-e-ri-te-Burgjeve-Bardhyl-KacorriPartia Demokratike ka publikuar sot dokumentin, që vërteton se drejtori i ri i Policisë së Burgjeve, Bardhyl Kaçorri, ka qenë komisioner i Partisë Socialiste në zgjedhje.

Sipas ish-ministrit të Drejtësisë së PD-së, Gazment Bardhi, Kaçorri është emëruar në këtë detyrë dhe ka si meritë të vetme faktin, që ka qenë komisioner i socialistëve në zgjedhje.

Bardhyll-Kacorri1Për demokratin emërimi i një komisioneri të PS-ë në krye të Policisë së Burgjeve është shkelje flagrante, pasi ky shërim duhet të jetë i depolitizuar.

“Shteti partiak i Edi Ramës! E vetmja meritë e Drejtorit të ri të Policisë së Burgjeve, i prezantuar me bujë nga Edi Rama, është shërbimi partiak për PS. Bardhyl Kaçorri ka qenë Kryetar I KZAZ 27 në Tiranë si përfaqësues i PS në zgjedhje. Emërimi I komisarit të votave të PS në krye të Policisë së Burgjeve është shkelje flagrante e ligjit, që përcakton se “Policia e Burgjeve është strukturë e DEPOLITIZUAR”, tha Bardhi.

Bardhyll-Kacorri

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura