Dokumenti/ Denoncim zyrtar në organet anti-korrupsion, telashe të mëdha për Pike dhe presidentin e Federatës Spanjolle

Apr 19, 2022 | 19:08
SHPËRNDAJE

Migel Galan, presidenti i Qendrës Kombëtare të Trajnimit të Trajnerëve ka denoncuar ditën e sotme kapitenin e Barcelonës Pike si dhe presidentin e Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales lidhur me akuzën e korrupsionit mes palëve.

Pike Barca

Ky denoncim është kryer zyrtarisht nga ana e Galan në Gjykatën Spanjolle të Antikorrupsionit, ku janë paraqitur faktet e mbledhura në dëm të dy kryesorëve të ngjarjes.

Në akuzën zyrtare është cituar se Pike është paguar nga ana e presidentit të Federatës Spanjolle më një shumë prej 24 milionë eurosh për përfshirjen në aferat korruptive që lidhen me çështjet administrative brenda federatës.

Ky është denoncimi i parë zyrtar kundrejt palëve pas publikimit të çështjes nga mediat spanjolle në ditët e shkuara.

 

DOKUMENTI

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura