DOKUMENTI/ Dekriminalizimi, mandati i deputetes së PD në dyshim! Dorëzohet në KQZ ankesa: Babai i saj me të shkuar kriminale! Ka fshehur…

Oct 21, 2021 | 12:55
SHPËRNDAJE

elda hoti dekriminalizimiMandati i deputetes së Partisë Demokratike për qarkun Lezhë, Elda Hoti është në dyshim, për shkak të ligjit të dekriminalizimit.

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve është depozituar një ankesë, ku thuhet se Hoti ka fshehur ndryshimin e emrit të babait të saj nga David Hoti, në Artan Hoti.

Shkresa që mban firmën e ankuesit Llesh Nikolli i është dërguar  kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi ndërsa për dijeni i është dorëzuar edhe kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, drejtuesit të SPAK si edhe ambasadoreve të SHBA dhe BE në Tiranë.

shkresa elda hoti

“Kjo deputete në vetëdeklarimin e saj ka fshehur ndryshimin e emrit të babait të saj nga David Hoti, në Artan Hoti. Ky ndryshim është bërë më datë 30 prill 2002 dhe kandidatja për deputete znj. Elda Hoti nuk e ka deklaruar në formularin e vetëdeklarimit. Duke fshehur këtë të dhënë te gjeneralitetit të saj, znj. deputete nuk mund të përfaqësojë komunitetin në parlamentin shqiptar. Pasi ne si komunitet duam njerëz dinjitozë, me figurë të pastër që të ulen në foltoren e parlamentit dhe të përfaqësojnë me ndershmëri dhe devotshmëri interesat tona. Kjo deputete përse e ka fshehur këtë ndryshim, e ka harruar, apo babai i saj ka pasur një të shkuar kriminale ku është dënuar për disa vepra të rënda penale, si ajo e trafikimit të lëndëve narkotike dhe trafikim të qenieve njerëzore” thuhet në ankimimin e dorëzuar në KQZ.

Ankesa e dorëzuar në KQZ, mban datën 13.10.2021 dhe është firmosur nga Llesh Nikolli.

Kujtojmë se deputetja 29-vjeçare, Elda Hoti mori mandatin nën siglën e PD, për këtë legjislaturë pas dorëheqjes se Mark Markut nga Qarku i Lezhës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura