Dokumenti/ Budina dhe Çipi të dënuar për vjedhje fondesh, reagon regjisori: Gjyqi është bërë…

Jul 10, 2018 | 19:40
SHPËRNDAJE

Regjisorët Robert Budina dhe Kastriot Çipi në bazë të vendimit të gjykatës së Tiranës me numër vendimi 1910, deklarohen si te dënuar për marrjen e një fondi për realizimin e një filmi dhe mos realizimin e tij.

Paditës në këtë çështje ka qenë Qendra Kombëtare Kinematografike dhe të paditurit kanë qenë dy regjisorët.

Gjykata e Rrethit Tiranë, shpall dy nga artistët që kanë protestuar më shumë për mbrojtjen e godinës së Teatrin, Kastriot Çipin dhe Robert Budinën, si përvetësues të shumës prej 8.8 milion lekësh dhe fajtorë për moszbatimin e një kontrate me Qendrën Kombëtare të Kinematografisë (QKK).

faksimile-Cipi-Budina-1

Sipas vendimit të formës së prerë të Gjykatës së Tiranës, Çipi dhe Budina kanë përfituar një fond nga QKK-ja për realizimin e filmit dokumentar me titull “Film i këputur”. Ky film, i cili mendohej të ishte me metrazh 60 minuta, nuk u realizua kurrë nga dyshja Çipi-Budina, edhe pasi këta kanë tërhequr 8.8 milion lekët e akorduara nga QKK-ja.

Në këtë situatë, QKK-ja i është drejtuar menjëherë Gjykatës së Rrethit Tiranë me një kallëzim penal për Çipin dhe Budinën, të cilët janë shpallur fajtorë me akuzën e vjedhjes së fondit.

Vendimi i Gjykatës

E ndodhur në këto kushte, kur nga Çipi dhe Budina nuk janë përmbushur detyrimet e tyre kontraktore, QKK-ja i është drejtuar sërish gjykatës duke kërkuar kthimin e shumës së akorduar, kamatvonesave dhe penaliteteve të tjera. Nga provat e paraqitura në gjykim, gjykata e ka gjetur të drejtë kërkesën e QKK-së, ndaj ka vendosur pranimin e kërkesëpadisë dhe detyrimin e palës së paditur, “ARTEMEDIA-FILM” shpk, me drejtues Çipin dhe Budinën, të përmbushë kundrejt palës paditëse “Qendra Kombëtare e Kinematografisë”, detyrimin që rrjedh nga kontrata, i llogaritur në masën 30 milion lekë (8.8 milion lekë shuma e akorduar + 21.2 milion lekë penalitet).

Pas publikimit të këtij lajmi në disa nga mediat në vend ka ardhur dhe reagimi i regjisorit Kastriot Çipi i i cili ka sqaruar të gjithë historinë.

Me anë të një statusi në Facebook Çipi shkruan se gjyqi është zhvilluar në mungesë dhe se kanë qenë peripecitë që ata kanë hasur gjatë rrugës që kanë bërë të pamundur realizimin e këtij filmi.

Çipi rendit disa arsye që sipas tij nuk kanë mundësuar dot realizimin e filmit në bazë të kontratës me QKK-në.

faksimile-Cipi-Budina-2

Pjesë nga shkrimi i Çipit

Kolegu Budina ka qenë produktor i dokumentarit në momentin e aplikimit për fond nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, por jo në kohën kur ka ndodhur procesi gjyqësor CIVIL për “mosrespektimin e detyrimit kontraktor”. Në këtë periudhë produktori kam qenë unë. Thënë këtë, emri i kolegut Budina duhej të ishte fare jashtë kësaj historie.

Jo vetëm nuk jam dënuar ndonjëherë për vjedhje, por as jam kallëzuar ndonjëherë penalisht për vjedhje, apo për çfarëdo vepre tjetër penale

Gjyqi është bërë NË MUNGESË dhe ka marrë formë të prerë PA MARRË UNË NJOFTIM.

Pikërisht pse isha i vendosur ta realizoja filmin, nënshkrova një kontratë bashkëprodhimi me TVSH dhe fillova xhirimet. Pasi mbarova të gjitha intervistat dhe xhirimet në Tiranë dhe prisja ardhjen e personazhit të filmit, regjisorit Viktor Stratobërdha, nga Greqia, ku ishte emigrant, për intervistën kryesore, mësova se ai kishte emrigruar sërish, këtë herë në Kanada, ku kishte fituar statusin e azilantit politik. Në këto kushte, ai nuk mund të vinte në Shqipëri, pasi kjo do t’i shkaktonte humbjen e statusit të azilantit politik, atij vetë dhe familjes.

Në tetor 1999 unë dhashë dorëheqjen nga funksioni i nëndrejtorit të Teatrit Kombëtar dhe dola publikisht kundër politikave anti-teatër të ministrit të kulturës Rama dhe projekt-ligjit “Për Teatrin”. Nga ky moment, mes meje dhe QKK nuk pati më mirëkuptim dhe vullnet për zgjidhjen e problemeve që lidheshin me realizimin e filmit. Në vend të një rishikimi buxheti, që do të përfshinte edhe mbulimin e shpenzimeve për një udhëtim të grupit të xhirimit në Kanada, ku ndodhej personazhi i filmit, QKK filloi të më padiste në gjykatë për “mosrespektim detyrimi kontraktor”. Këtë ma bëri të ditur vetë Edi Rama, në takimin në kryeministri, më 8 shkurt 2000, ku isha pjesë e përfaqësisë së artistëve që kundërshtonin projekt-ligjin “Për Teatrin”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura