DOKUMENTET/ Si e përgjonte Sigurimi ambasadorin e SHBA-ve

Apr 26, 2016 | 7:50
SHPËRNDAJE

Ish-Drejtor i Arkivës në Ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi ka publikuar një dokument ku tregohet sesi përgjohej nga Sigurimi i Shtetit, ambasadori i parë i SHBA-ve në Tiranë pas rrëzimit të diktaturës.

13076667_995344727180029_1612250101465405318_n

“Ambasadori i parë amerikan në Shqipëri i periudhës së demokracisë, Uilliam Rajërson, në intervistën e para dy ditëve pohoi ndjekjen që i bënte ditët e para Sigurimi i Shtetit. Ai është parë prej Sigurimit si përfaqësues i “imperializmit amerikan”, si “armik”, por edhe si “kuadër zbulues”. Kjo ndjekje, nga e cila është dokumentuar ajo e periudhës prill-qershor 1991 përfshinte lëvizjet e tij si dhe përgjimet telefonike. Këtë informacion ai e ka bazuar në një publikim që kam bërë para disa vitesh. Kur e kam lexuar për herë të parë jam habitur. Disa dokumente mbanin shënime të llojit “të asgjësohet”, gjë që na jep të kuptojmë një shpëtim të rastësishëm dhe se fare pak prej këtyre dokumenteve kanë mbërritur në ditët tona”, shkruan Dervishi.

Sipas tij “dokumentet në fjalë tregojnë se komunistët nuk e cilësonin vend aleat Amerikën në vitin 1991, pavarësisht se ishte një kohë kur ishte pranuar pluralizmi politik.”

 

Ambasadori Rajërson dhe raportet rreth tij

Kastriot Dervishi

Ambasadori i parë amerikan në Shqipëri i periudhës së demokracisë, Uilliam Rajërson, në intervistën e para dy ditëve pohoi ndjekjen që i bënte ditët e para Sigurimi i Shtetit. Ai është parë prej Sigurimit si përfaqësues i “imperializmit amerikan”, si “armik”, por edhe si “kuadër zbulues”.

Kjo ndjekje, nga e cila është dokumentuar ajo e periudhës prill-qershor 1991 përfshinte lëvizjet e tij si dhe përgjimet telefonike. Këtë informacion ai e ka bazuar në një publikim që kam bërë para disa vitesh. Kur e kam lexuar për herë të parë jam habitur. Disa dokumente mbanin shënime të llojit “të asgjësohet”, gjë që na jep të kuptojmë një shpëtim të rastësishëm dhe se fare pak prej këtyre dokumenteve kanë mbërritur në ditët tona.

Përgjimi i z.Rajërson më është dukur një veprim i pabesë, tipik komunist i frymëzuar nga tradita komuniste dhe nga lidhjet lindore ruso-serbe. Dokumentet përkojnë me fazën e fundit të aktivitetit të Sigurimit të Shtetit, një institucion i degraduar, thellësisht politik dhe pa parime kombëtare, i cili i shihte amerikanët me syrin e Partisë së Punës që shquhej për retorikën e saj antiamerikane. Z.Rajërson ishte i drejtpërdrejtë në atë kohë me qëndrimin që duhej mbajtur ndaj komunizmit, kësaj të keqe të madhe që i shkaktoi pasoja të rënda Shqipërisë. Kështu që nuk kishin asnjë vlerë gjurmimet e Sigurimit.

Çdo shtet ka platforma në lidhje me veprimet agjenturore-operative që ndërmerr, me objektet e punës, etj. Por në radhë të parë nga këto veprime përjashtohen shtetet aleate, këtë rast sigurisht shteti nr.1 ishte SHBA. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë miku dhe aleati më i madh i kombit dhe shtetit shqiptar. Dokumentet në fjalë tregojnë se komunistët nuk e cilësonin vend aleat Amerikën në vitin 1991, pavarësisht se ishte një kohë kur ishte pranuar pluralizmi politik.

Në analizën e fakteve historike për mua si studiues i fushës së historisë tre janë ngjarjet më të mëdha të kësaj kohe: nisja e procesit të destalinizimit të Shqipërisë, dalja nga ndikimi ruso-serb si dhe futja e saj nën ndikimin amerikan e Atlantik.
Bashkëlidhur dokumente në të cilat përshkruhen aktivitete të zakonshme ditore të z.Rajërson në atë kohë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura