Dokumentet e Bashkisë që thahen në tel pas përmbytjes së fundit, PD: Sheshi u kthye në kënetë llumi

Jun 24, 2018 | 17:36
SHPËRNDAJE

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka ka reaguar sot pas ceremonisë së kryebashkiakut Veliaj dhe kryeministrit Rama për marrjen e një çmimi në Barcelonë për sheshin “Skënderbej”.

Paloka ka publikuar foton që ka qarkulluar dy ditët e fundit në rrjetet sociale, ku duken disa dokumente të zyrës së urbanistikës që janë varur në tel për tu tharë pas përmbytjes së të premtes.

shkresat zyrtare duke u thare

Statusi i Palokës

Çmimi i vetëm që Rama dhe Veliaj meritojnë është ai i pafytyrësisë dhe hajdutërisë

I vetmi çmim që mund të marrin dhe ta meritojnë plotësisht Rama dhe Veliaj, është ai i pafytyresisë dhe hajdutërisë bashkë.

Vetëm dy ditë pasi Tirana u përmbyt, kur dhe “saçi” (që keta e quajnë shesh) u kthye në kënetë llumi, kur dhe vetë ambjentet e bashkisë u përmbytën, pikërisht për shkak të “sacit”-“shesh”, kanë guximin të dalin e te mburren.

paloka

5 milionë euro e paraqiten projektin e parë te “sacit” dhe megjithëse dhe aty kishin llogaritur të vidhnin me shumë se gjysmën e parave, si gjithnjë nuk u ngopen dhe nga 5 e çuan në 25 milionë euro vjedhjen. Pastaj nga paratë e vjedhura, paguajnë për të marre dhe çmime. Siç paguan me paratë e kanabisit ata që deklaronin se nuk ka kanabis në Shqipëri.

Vjedhin 25 milionë dhe set tot thone nuk kemi para teatrin …

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura