Dokumentet/ A ishte PKSH projekti më i rëndësishëm antishqiptar i sllavëve? Ç’ndodhi në takimin e Barit

Jul 18, 2017 | 7:47
SHPËRNDAJE

PKSh ka qënë projekti më i rëndësishëm antishqiptar i sllavëve. Duke iu referuar dokumenteve britanike Erald Kapri shkruan ne faqen e tij ne FB, se në Gusht të vitit 1944, ende pa mbaruar lufta, Komanda Ushtarake e Britanikëve dhe Amerikane për Ballkanin kishin thirrur në Bari përfaqësues ushtarakë nga të gjithë vendet e Ballkanit.

enver1

“Nga LANC morën pjesë Bedri Spahiu, Ramadan Çitaku dhe Frederik Nosi, të cilët nënshkruan një marrëveshje mjaft të rëndësishme për frontin e tyre politik. Falë kësaj marrëveshje, defacfo dhe dejure aleatët perëndimorë kishin njohur ushtarakisht dhe politikisht lëvizjen e komunistëve. Ky takim ka ndodhur mes tyre në Bari dhe faktet lidhen me njëra tjetrën. Procesverbali i themelimit të PKSh me siguri egziston. Zbulimi i tij do të faktonte edhe më shumë që krijimi i PKSh-së ka qënë projekti më i suksesshëm sllav për të sunduar nga brenda shqiptarët”- shkruan ai.

enver

 

Postimi

Një rrethanë më shumë se PKSh ka qënë projekti më i rëndësishëm antishqiptar i sllavëve

Në këto ditë të nxehta vere ka nisur një debat interesant në lidhje me procesverbalin e themelimit të Partisë Komuniste Shqiptare. Në thelb, ky procesverbal mund të vërtetontë atë që tërthorazi del ne mjaft burime të tjera, që jugosllavët ishin krerët e vërtetë që partisë që sundoi frikshëm shqiptarët.

enver2

Spartak Ngjela përmendi një detaj në Opinion. Ai pretendon edhe për një bisedë të Bedri Spahiut me Miladin Popoviçin në Itali gjatë kohës së luftës. Në fakt kjo është mëse e vërtetë. Bedri Spahiu dhe Miladin Popoviçi (kreu defacto i komunistëve shqiptarë) janë takuar në Bari, ku Popoviçi ka thënë që“populli shqiptar nuk do më falë për shkak të Enver Hoxhës”.

Në Gusht të vitit 1944, ende pa mbaruar lufta, Komanda Ushtarake e Britanikëve dhe Amerikane për Ballkanin kishin thirrur në Bari përfaqësues ushtarakë nga të gjithë vendet e Ballkanit. Nga LANC morën pjesë Bedri Spahiu, Ramadan Çitaku dhe Frederik Nosi, të cilët nënshkruan një marrëveshje mjaft të rëndësishme për frontin e tyre politik. Falë kësaj marrëveshje, defacfo dhe dejure aleatët perëndimorë kishin njohur ushtarakisht dhe politikisht lëvizjen e komunistëve.

Ky takim ka ndodhur mes tyre në Bari dhe faktet lidhen me njëra tjetrën. Procesverbali i themelimit të PKSh me siguri egziston. Zbulimi i tij do të faktonte edhe më shumë që krijimi i PKSh-së ka qënë projekti më i suksesshëm sllav për të sunduar nga brenda shqiptarët.

Në Arkivin Britanik gjendet marrëveshja në gjuhën shqipe të firmosur nga të lartpërmendurit madje edhe foto të tyre në Bari të Italisë.

emver3 enver4 enver5

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura