Dokumente false/ Si u zbulua mashtrimi, nipi i deputetit të PS fitoi 13,4 miliardë lekë tendera

Apr 23, 2018 | 18:38
SHPËRNDAJE

JUXHIN MUSTAFARAJ/ “Alko-Impex General Construcion SHPK”, kompania e nipit të deputetit të Partisë Socialiste, Sadri Abazi i ka fituar tenderat publikë me dokumentacion të falsifikuar. Ky fakt është zbuluar nga Bashkia e qytetit të Elbasanit ku kompania me administrator Arbër Abazin ka garuar dhe ka fituar tenderin për “Shërbimin e pastrimit të qytetit të Elbasanit”.

abazi

Kompania “Alko-Impex” i ka fituar tenderat duke paraqitur diplomë false të inxhinierit të mjedisit, shtetasin kosovar Bekim Selmani. Sipas dokumentacionit të depozituar në tenderat e viteve të fundit, kjo firmë ka paraqitur shtetasin Bekim Selmani si “Inxhinieri Mjedisi”, i diplomuar në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës në Prishtinë në vitin 2008.

Pasi kjo firmë ka fituar tenderin në qytetin e Elbasanit, bashkia e këtij qyteti ka kërkuar verifikimin e dokumentacionit pranë Universitetit të Prishtinës. SHKRESA Nga shkresa zyrtare e Universitetit të Prishtinës, theksohet se Bekim Selmani nuk ka diplomë në “Inxhinieri Mjedisi”, por në “Inxhinieri Konstruktive”. Madje, Universiteti i Prishtinës nuk e ka si program në departamentet e saj “Inxhinierinë e Mjedisit”. Në katër programet e saj, Universiteti i Prishtinës ofron program studimesh në profilin “Konstruktiv”, “Hidroteknikë” , “Gjeodezi” dhe “Infrastrukturë Rrugore”.

1

“Bazuar në kërkesën tuaj, të pranuar në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës të UP-së, në Prishtinë, të datës 10.04.2018 për verifikimin e kualifikimit akademik të Bekim Mehmet Selmani, i lindur më 15.04.1984, në Çelik, Komuna e Gjilanit.

2

Pas verifikimit në zyrën e shërbimit të studentëve dhe arkivin në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ju njoftojmë se: Bekim Mehmet Selmani, ka diplomuar më datë 14.112008 në Seksionin e Ndërtimtarisë, Drejtim Konstruktiv dhe merr titullin Bachelor i Ndërtimtarisë, me notë të diplomës 10, nota mesatare e studimeve 8.09″, thuhet në letrën e firmosur nga sekretarja Valdete Shala-Arifi.

3

 

Pas këtij verifikimi, Bashkia e Elbasanit i ka kërkuar drejtuesit të Kompanisë “Alko-Impex General Construcion SHPK” që të depozitojë dokumentacionin për inxhinierin e saj të mjedisit, Bekim Selmani. Por kjo kërkesë është shoqëruar me një vendim të kompanisë për t’u tërhequr nga gara. Administratori i firmës, Arbër Abazi ka njoftuar tërheqjen nga oferta e bërë për tenderin e qytetit të Elbasanit. “Shoqëria ‘Alko Impex General Construction’ me nr NIPT K913260281, ka marrë pjesë në procedurën e prokurimit ‘Kryerja e shërbimit të pastrimit në qytetin e Elbasanit’, me autoritet kontraktor Bashkia Elbasan.

4

Me anë të kësaj shkresë, shoqëria jonë ju bën me dije se në pamundësi për arsye objektive tërhiqemi nga oferta e paraqitur në këtë procedurë prokurimi”, thuhet në shkresën e firmosur nga Arbër Abazi. Në licencën e Shoqërisë “Alko-Impex General Construcion SHPK”, të marrë nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës në 7.08.2017, emri i Bekim Selmanit është regjistruar si “inxhinier i mjedisit”, po ashtu dhe në dokumentacionin e paraqitur të noterizuar nga noterja kosovare, Valbona Myrtezi.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura