Dokumentari i lamtumirës nga Siti, mesfushori zbulon të shkuarën: Reali më telefononte çdo vit

Jan 24, 2020 | 19:45
SHPËRNDAJE

David Silva po shijon muajt e fundit të karrierës me Mançester Sitin. Kontrata e fantazistit spanjoll në “Etihad” skadon në qershor dhe palët kanë rënë dakord që të shkojnë në drejtime të ndryshme në fund të sezonit pas një dekade.david silva

Përpara lamtumirës përfundimtare, klubi ka transmetuar një dokumentuar për nder të Silvës, me titullin “I prodhuar në Gran Kanaria”. Kampioni i botës me Spanjën ka kaluar disa prova në “Valdebebas”, por babai i tij e ka bërë të qartë se ai nuk do të largohej nga shtëpia, sepse ishte ende shumë i ri. I ati i këshilloi klubet e interesuara se ato mund ta monitoronin atë nga Ishujt Kanare po të donin.

Palët ranë dakord se ai do të rikthehej vitin tjetër, por kjo ishte lidhja e fundit e Silvës me Madridin. “Pas kësaj nuk shkova më përsëri. Ata më telefononin çdo vit, por unë nuk shkova. Vitin pasardhës u riktheva në qytetin tim ku luajta deri në moshën 14-vjeçare”. Dokumentari vijon me zhvillimin e karrierës së tij. Ai u transferua te Valencia kur ishte ende një adoleshent dhe e mbylli karrierën me kombëtaren e Spanjës pas 125 prezencash, ku fitoi çdo trofe të mundshëm.david silva

34- vjeçari ka regjistruar 419 ndeshje me Mançester Sitin, ku ka shënuar 74 gola dhe dhënë 137 asiste. “Ai është një nga lojtarët më të mëdhenj ndonjëherë që ka veshur fanellën e Sitit. Dhe nëse flasim për 5 më të mirët, ai është njëri prej tyre dhe unë nuk e them lehtë diçka të tillë”, tha trajneri Guardiola. Një mundësi e përfolur për ta vijuar karrierën pas Sitit është skuadra amerikane e Dejvid Bekhamit, Inter Majemi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura