Doktor Kim Drasa tregon udhëzimet: Si të keni një vaginë të shëndetshme, ja kur aroma e saj duhet t’ju shqetësojë

Apr 13, 2021 | 12:23
SHPËRNDAJE

Kim-Drasa

PROF. DR. KIM M. DRASA
SEXOLOG & UROLOG
PRESIDENT A.U.S.A. “MAKSUT DRASA”

SHËNDETI VAGINAL NË CDO MOSHË

Po Ju paraqes këtë studim për t’ju kompletuar më së miri me dije për të mbajtur të shëndetëshme Vaginën tuaj sepse gjatë jetës private dhe profesionale kam konstatuar shumë femra që në pamje të jashtme ishin super femra dhe e kundërta, në pamje të brëndshmë, të linin shumë të habitur me jo-pastërtinë e organeve genitale që nga Vulva e Vagina, etj. Kjo kish ndodhur jo se nuk ishin femra të rregullta, të pastra por kishte ndodhur “Nga padija Zoti Mësues.”

Ndërsa ju rriteni në moshë, trupi juaj kalon përmes shumë ndryshimeve. Këto ndryshime përfshijnë edhe Vaginën. Vagina juaj është një kanal i indeve të buta. Hapja e vaginës është pjesë anatomike e Vulvës tuaj. Gaboni kur pjesën e jashtme e quani Vaginë. Pra pjesa e jashtme e organit, tuaj, genital është Vulva, e cila përfshinë: CLITORIS; LABIA (BUZËT) dhe “Kodrën” PUBICE. Vagina me kanalin e saj, të brëndëshëm lidh Vulvën tuaj me CERVIX-in dhe UTERUS-in.

Përgjatë jetës tuaj, vagina juaj mund të ndjehet dhe të duket e ndyshme. Për të mbajtur Vaginën të shëndetëshme është e rëndësishme të kuptoni se cfarë po ndodh “atje poshtë.”

Tani po ju sqaroj se cfarë mund te bëni për të mbajtur Vaginën të shëndetshme, sipas dekadave të moshës tuaj:

woman looks at her vagina in her underwear with a magnifying glass

(1) Shëndeti Vaginal në të 20-tat:
Vitet e 20-ta tuaja janë vitet më të mrekullueshme të Vaginës. Kjo ndodh, kryesisht për shkak të kulmit të prodhimit të hormoneve sexuale që janë Estrogeni, Progesteroni dhe Testosteroni. Estrogeni është përgjegjësi për mbajtjen e Vaginës në gjëndje: Lubrifikuar, Elastike dhe Acide.

Vagina juaj është e rrethuar nga dy grupe lëkure që njihen si buza e brëndëshme dhe buza e jashtme e Vaginës. Buza e jashtme përmban një shtresë të indit dhjamor. Në vitet 20të, të moshës tuaj, buza e jashtme e Vaginës është e hollë dhe mund të duket më e vogël.

Libido (kënaqësia seksuale) mund të jetë në “mbingarkesë” (raskapitur) gjatë vitet tuaja, të 20ta. Nëqoftëse ju jeni aktive seksualisht, vecanërisht, nëqoftëse ju bëni shpesh SEX, ju mund të paraqisni infeksione traktit urinar (UTI) sepse bakteriet kalojnë nga Vagina drejt Uretrës (kanali urinimit).

Konkretisht, sic kam përmëndur edhe më parë, për të ndihmuar vehten tuaj për të minimizuar rrezikun tuaj për të zhvilluar UTI, duhet patjetër të urinoni sa më shpejt që të jetë e mundur që të nxirrni jasht bakteriet që mund të jenë future në Uretër si edhe të dalin, jasht Vaginës.

Vagina juaj është organ vet-pastruese. Ndërsa ajo pastron vehten, ajo prodhonë një sekrecion të pastër ose të bardhë. Ndryshimet hormonale gjatë ciklit tuaj menstrualë ndikojnë në sasinë e sekrecioneve që Vagina ju prodhonë.Përvec, nëse ju gjatë seksit do jeni duke patur dhimbje, kruarje, një ngarkesë me errë të rëndë, ose djegie, Vagina ka nevojë për mirëmbajtje të vogël, në moshën të 20tat- jo më tepër se përvec asaj të një larje të përditëshme me sapun dhe ujë.

(2) Shëndeti Vaginal në të 30-tat:

Gjatë të 30-tave të moshës tuaj, buzët e brëndëshme të Vaginës mund të bëhen të errëta për shkak të ndryshimeve hormonale. Nëqoftëse ju ngelni shtatzane, sekrecionet vaginale mund të shtohen dhe të të duken si qumësht. Sekrecionet kanë një erë të butë por nuk duhet të kenë ngjyrë jeshile, të verdhë ose erë të keqe ose erë peshku.

Mbas lindjes, vagina mund të humbasi një pjesë të elasticitetit dhe streching të saj, më tepër se zakonisht. Me kalimin e kohës, shumica e vaginave do të kthehen pothuaj në masat e mëparëshme sic ishin para lindjes. Ushtrimet KEGEL mund të ndihmojnë në forcimin e muskulaturës të dyshemesë pelvike dhe restaurimin e tonusit vaginal.

Kontraceptivët oral mund të shkaktojnë ndryshime vaginale sic janë rritja e sekrecioneve vaginale, thatësirën vaginale dhe gjak-derdhje e madhe. Këto symptome shpesh kalojnë vet.

Nëqoftëse ato persistojnë duhet të konsultoheni me doktorin. Juve mund tju duhet të provoni të ulni sasinë e marrjes së kontraceptivëve oral dhe të gjeni se kush lloj kontraceptivi është më i përshtatshëm për trupin tuaj.

(3) Shëndeti Vaginal në të 40-tat e moshës tuaj:

Falë peri-menopauses, kohëzgjatja tamam përpara se ju jeni duke ju ndaluar menstruacionet, vagina juaj shkon përmes ndryshimeve sinjifikante në moshën, në të 40-tat.

Ndërsa bie niveli hormone Estrogen, në trupin tuaj, muret e vaginës bëhen më të holla dhe më të thata. Kjo ndodhi njihet si Atrofia Vaginale dhe mund të shkaktojë:

1) Diegie vaginale;

2) Skuqje vaginale;

3) Sex i dhimbshëm;

4) Ngarkesë vaginale;

5) Kruarje vaginale;

6) Diegie gjatë urinimit;

7) Shkurtim i kanalit vaginal;

8)Rritje të rrezikut për sëmundje seksualisht transmetuese.

Duke patur sex rregullisht, bëni mirë sepse ju ndihmon të ngadalësoni progresionin e atrofisë vaginale. Kjo do ndodhi, përmirë, se gjatë aktit seksual rritet fluksi i gjakut, në vaginë dhe e ndihmon vaginën që të qëndrojë, sa më gjatë, elastike. Kremrat hidratuese vaginale ose aplikimi i kremave vaginale me përmbajtje Estrogeni mundet, gjithashtu, të ndihmojnë në “betejën” kundra thatësirës vaginale.

Estrogeni vaginal tregtohet në formë tablete ose si një unazë zëvëndësuese, njësoj funksionale.

Nëqoftëse ju preferoni një rrugë natyrale atëhere përdorni vaj ulliri dhe vai arrash mund tju ndihmojnë të mbani vaginën të lagur.

Qimet pubike mund të hollohen ose të bëhen në ngjyrë gri, gjatë dekadës tuaj, të 40-të.

(4) Shëndeti Vaginal në moshën tuaj të 50-ta dhe më tej:

Deri në vitet 50ta, juve, propabilisht, ju ka ndaluar cikli menstrual dhe niveli i hormonit Estrogen janë krejt të ulura ose të varfëruara. Vulva juaj mund të duket e rrudhur. Atrofia vaginale është një problem i zakonshëm për shumë gra, në të 50tat.

Niveli i ulur i hormonit, kryesor i femrës, Estrogeni, mund të ndryshojë aciditetin në vaginën tuaj. Kjo gjë mund të rrisi rezikun e infeksionit për shkak të mbirritjes bakteriale. Estrogeni i ulur nuk ka impakt vetëm në vaginë. Kjo ulje e nivelit hormonit Estrogen ka gjithashtu, impakt në traktin tuaj urinar.

Atrofia mund të ndodhi edhe në Uretrën tuaj dhe të shkaktojë: 1) Rrjedhje të urinës (pika-pika); 2) Vezikë urinare shumë active (Over Active Bladder); dhe 3) Shtim të frekuencës urinare (urinoni më shpesh se më parë).

Terapia hormonale orale (nga goja) ose vaginale mund të ndihmojë reduktimin e symptomave vaginale dhe urinare. Bile kështu, terapia hormonale nuk është opsion i mirë për të gjitha gratë. Ka edhe menyra të tjera shërimi, ku përfshihen:

1) Duke bërë ushtrime trajnimi për vezikën urinare (biofeedback);

2) Përdorni një dilatator (zgjerim) vaginal për të përmirësuar elasticitetin vaginal;

3) Hani një dietë të shëndetëshme;

4) Mbani një peshë trupore të shëndetëshme;

5) Reduktoni ose eliminoni kafeinën nga dieta juaj;

6) Ndaloni duhan-pirjen;

7) Aplikoni ushtrimet KEGEL ose ushtrime të tjera të dyshemesë pelvike (femrat shqiptare bëjnë vetëm ecje!!!);

8) Përdorni lubrifikant vaginal;

9) Përdorni kremra hidratues vaginale.

Gratë në post-menopause janë në rrezik të një patologjie shumë shqetsuese që quhet Prolaps Vaginal. Puna e tej-zgjatur dhe lindja e fëmijëve me rrugë vaginale, gjithashtu, janë faktorë serioz rreziku. Prolapsi vaginal ndodhë kur i gjithë ose një pjesë e kanalit vaginal bie poshtë, në hyrje të vaginës.

Prolapsi vaginal shpesh përfshinë edhe organe të tjera sic janë Vezika urinare, Rectum dhe Uterusi.

Symptomat e një prolapsi vaginal mund të përfshijnë:

a) Sensacion të rëndë në pelvis, b) Discomfort vaginal, c) Dhimbje në fund të shpinës e cila përmirësohet kur ju shtriheni, drejt.

Trajtimi i Prolapsit Vaginal janë:

1) Ushtrimet e dyshemesë pelvike;

2) Futja në vaginë e një paisje mbajtëse për të mbajtur, në vënd, zonën e prolapsit ose si mjet i fundit ngelet

3) Operacioni kirurgjikal.

PËRFUNDIMISHT

(I) Ndryshimet anatomike dhe fiziologjike që i ndodhin vaginës tuaj, me rritjen tuaj në moshë janë të pa shmangëshme. Vërtet, Ju nuk mund ti parandaloni cdo efekt që ju ndodh në vaginën tuaj, me rritjen në moshe por Ju mund ta trajtoni atë me kujdesje të butë, me dashuri dhe ta mbani vaginën pastër aq shumë sa të keni mundësi dhe kjo ndodh duke bërë këto porosi: 1) Check-up i rregulltë, gjinekologjik dhe sexologjik, duke përfshirë dhe screening Cervical (Mitra); 2) Praktikoni SEX të përgjegjshëm; 3) Performoni, rregullisht ushtrime KEGEL, në cdo moshë, mos prisni kur të plakeni; 4) Mos përdorni dushe vaginale; deodorant vaginal ose produkte pastrimit vaginal.

(II) Ju duhet të kosultoheni me doktorin kur konstatoni probleme vaginale që nuk janë ndodhi normale për moshën, sic janë:

1) Diegie ose dhimbje vaginale;

2) Sekrecione vaginale jeshile ose të verdha;

3) Sekrecione vaginale të trasha që i ngjajnë Gjizës;

4) Sekrecione vaginale me erë të keqe;

5) Hemorragji vaginale e pashpjegueshme;

6) Sex të dhimbshëm;

7) Kruarje vaginale persistente;

8) Ndonjë shqetsim rreth shëndetit tuaj, vaginal.

AROMAT NORMALE NË VAGINE TË SHËNDETËSHME

Aromat e një vagine të shëndetëshme janë si shumë gjëra të ndryshme—lulet nuk janë njëra prej tyre. Ne kemi parë plot reklama me tampon aromatike, gjithashtu.

Dhe ato na duken neve si të gjitha erërat dhe si aroma e lule-diellit që është një shëmbull tjetër që bota është duke i marrë gabim aromat e vaginës, duke i konsideruar të gjitha si: Aroma Jo– normale.

Në cdo farmaci që të shkoni do të gjeni produkte me shumicë që ju premtojnë që do ju shpëtojnë nga era e keqe e vaginës. Si p.sh. ato që ju ofrohen për të bërë dush por ato janë të njojtura nga komuniteti i gjërë mjeksorë që ato janë të dëmshme për florën bakteriale, natyrale, vaginale.

Këto mjete të zakonshme që ju serviren për të pastruar vaginën mundet aktualisht që në vënd se ju bëjnë mirë mund tju shkaktojnë patologjinë që quhet Vaginosis bacterial. Vitin e fundit interneti jepte reklamën që i sygjeronte femrave të përdornin Vicks VapoRub si një DIY trajtim për aromat e këqija, vaginale.

E vërteta është:”Vagina juaj është shtëpi e biliona bakterieve.” Dhe “Make-up precise i këtyre bakterieve ndryshon cdo ditë—ndonjëherë për orë—kriter bazë.”(KIM M. DRASA).

Ky ndryshim është procedurë normale e vaginës. Këto variacione të nuhatjes së vaginës ka të ngjarë të jenë si rezultat i 1) Ciklit tuaj menstrual; 2) Të zakoneve tuaja të higjenës; ose 3) Thjesht e ke vet, personalisht (sic më ka ndodhur personalisht që e dashura ishte super femër, super higjenë por kishte një aromë trupore, jo të pëlqyeshme, pra personale, e vecantë që fillimisht të shqetsonte, gjatë kontaktit trupor por pastaj nuk shqetsohesha.) Përmëtepër, duhet të keni parasysh që në rrëzë të kofshëve ka një koleksion të gjëndrave të djersës dhe megjithë këtë për cudi vagina nuk ka erë të keqe?

Konkretisht: Në këtë artikull po ju paraqes eksperiencën time 30 vjecare, të studimit të kësaj topike, e cila është në unison me eksperiencën e Dr. Mary Jane Minkin e cila punon edhe ajo që prej 30 vitesh, në topikën e Ëomen’s health (shëndeti gruas). Këto studime do ju ndihmojnë për të arritur të kuptoni të gjitha saktësitë mjeksore por më pak zhargonin (të folurat e pakuptueshëme) mjeksorë.

Tani po ju paraqes Guidelines (udhëzuesin) e saktë, të kujdesit për aromat Vaginale:

(1)Aroma e butë ose e fermentuar: Ajo është shumë e zakonshme për vaginën që të prodhojë një aromë të butë ose e thartë. Disa aroma mund ti krahasojmë me nuhatjen e ushqimeve, të fermentuara. Në fakt, kosi, maja e bukës, dhe disa maja birre përmbajnë të njëjtat tipe të bakterieve, të mira, që dominojnë numrin më të madhë, të vaginave të shëndetëshme që quhen: LACTOBACILLI.

Nëqoftëse ka erë të thartë IPA, të ngjashme me atë që patët fund-javën e kaluar, mos u trëmbni.

(2) Aromë Bakri si një Qindarkë: Shumë femra raportojnë që vaginna ju ka erë metalike si metali Bakër. Kjo erë nuk ka asgjë për tu shqetsuar rreth kësaj lloj nuhatje vaginale. Rrallë, ajo mund të jetë një problem serioz. Arsyet për të patur vagina një erë bakri: Një nuhatje bakri, vaginale, mundet gjithashtu, të jetë për shkaqe më pak të zakonshme, por janë serioze, shkaqe të gjakderdhjes vaginale. Aroma metalike nuk duhet të zgjasi më gjatë, mbasi cikli juaj menstrual ka mbaruar. Kujdes: Nëqoftëse vagina juaj ka kontakt me semenin (në akt seksual, pa perzevativ); kjo ndodhi mund të ndryshojë nivelin e pH vaginal dhe kjo shkakton atë që vagina të ketë erë metalike. Përmëtepër, ju paraqisni hemorragji vaginale që nuk ka lidhje me ciklin menstrual ose era metalike vazhdon edhe e shoqëruar me kruarje dhe sekrecione vaginale, do bëni mirë që të konsultoheni me Gjinekologun ose Sexologun.

(3) Aromë e ëmbël si Melasë: Kur themë ëmbëlsirë nuk e kam fjalën për biskota, të freskëta, të pjekura, sapo kanë dalë nga furra. Ne kemi parasysh biskota të forta dhe tokësore. Por mos u shqetsoni kur vagina ka një nuancë si e ëmbël pra nuk është shkak për shqetsim.

(4) Aromë e dobët si BO ose si bimë e tymosur ose si erë toke:
Jo, ajo nuk është pothuaj si ju. Shumë njërëz gjejnë një ngjashmëri midis erës së trupit dhe marijuanës. Fatkeqësisht nuk ka një shpjegim shkencor për këtë ndodhi. Por falenderojmë gjëndrat e djersës që janë atje, poshtë, të paktën ne e dimë pse era e vaginës dhe trupit mund të kenë të njëjtën nuhatje.

Arsyet për një erë të dobët: Kur ju jeni të stresuara ose anksioze, gjëndrat Apocrine prodhojnë një lëng qumështi. Në vet-vehte ky lëng është pa erë. Por kur ky lëng bie në kontakt me bakterie vaginale, me bollëk, në Vulvën tuaj, ajo mund të prodhojë një aromë të athët (djegëse).

(5) Aromë peshku: Ju keni lexuar në artikujt e mi të mëparshëm që një erë vaginale përshkruhet si erë peshku. Në fakt, peshku i freskët nuk vjen erë, aspak. Peshku i dekompozuar (peshku qelbet nga koka) është më i përshtatshëm për të bërë krahasimin me rastin që vagina ka aromë peshku. Pse? Trimethylamine, e cila është përbërësja kimike, përgjegjëse për të dyja erat e peshkut të kalbur dhe disa era vaginale, jo normale.

Arsyet për erën e peshkut të ngordhur: Në raste të rralla, një nuhatje peshku është tregues për kondicione, më tepër serioze.

(6) Aromë e kalbur si një organizëm në prishje: Një erë e kalbur që ju bënë që sapo të merrni erë, të drithëroheni, me hundën dhe fytyrën tuaj (të shtrëmbëroni komplet fytyrën) është padyshim që jemi para një rasti jo normal. Nëqoftëse, nuhatja është si kalbësirë, si një organizëm i ngordhur, kjo erë nuk është nga sëmundje në vaginën tuaj por shkaktohet nga një send që ju ka ngelur, pa dashje (e keni haruar), në vaginën tuaj.

Arsyet për erë kalbësirë: Fatmirësisht, ju kujton se duhet të nxirni nga vagina, atë send (tampon…) që e keni futur për disa arsye dhe e keni harruar ta nxirrni dhe aroma do normalizohet.

KONKLUZIONET
1) Erat jo normale të vaginës duhet të dallohen lehtësishtë.
2) Erat e vaginës që janë si peshk i prishur; organisma të ngordhura, të kalbura janë “flamur i kuq” i erave të këqija, të vaginës.
3) Ndryshimi i erërave të vaginës është fenomen normal.
4) Ndërimet e llojeve delikate në aromën tuaj vaginale janë proces normal.
5) Kujtoni, mos harroni që cdo gjë që ka lidhje me ndryshimet me aromat e vaginës tuaj ka të bëjë me pH e saj.
6) Dhe ka shumë gjëra, të tjera që ndikojnë në Ph e vaginës.
7) Semeni ka relativisht pH të lartë, kështu që është normale që ju të keni një ndryshim të aromës vaginës mbasi ju bëni sex me penis pa mbrojtëse. Mos u mërzisni se kjo erë e bezdisëshme është kalimtare.
8) Menopausa, gjithashtu ka efekt mbi pH e Vaginës:”Për shkak të mungesës hormonit Estrogen.” Gratë në menopause përfundojnë me më pak mucosë vaginale (thahet).
9) Mucosa vaginale ushqen bakteriet Lactobacilli (bakterie të mira) por pa këto, qelizat e Vaginës juaj mund të përfundojë me një pH më të lartë (Kim M.DRASA).

MESAZHET PERSONALE:
(I) “VAGINA është organi i mrekullive, të trupit tuaj.” Vlerësojeni si pjesën më të vecantë të trupit.
(II) “Mos jini të frikësuara të njihni, me të vërtetë, Vaginën tuaj, në të gjithë lavdinë e saj aromatike.”
(III) Më e mira është të kuptoni që “Vagina juaj prodhon aroma të ndryshme, ditë për ditë.” Të jeni më tepër të pregatitura kur ju shkon keq me aromat vaginale.
(IV) “VAGINA, bënë aq shumë gjëra të mrekullueshme për femrat, aq sa ia vlen që mos ta nënvlerësoni që ta mbani të pastër dhe të shëndetëshme.” (KIM M. DRASA).
(V) “Përkushtimi për mbajtien pastër të VAGINËS nuk duhet të konsiderohet si lodhje por si respekt për organin e mrekullive.” (KIM M.DRASA)
(VI) Gjithashtu, pastërtia e Vaginës ndihmon edhe për përmirësimin e cilësisë së jetës, për cdo femër.
(VII) Artikujt që kam botuar, për herë të parë, për VAGINËN, janë risi për femrat.

Këto do ti ndihmojnë femrat që të kuptojnë, rëndësinë madhore se për cfar vërtet po flas.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura