“Doja t’iu bëja një gjë të qartë…”- Pasi pranoi lidhjen që Robert Berisha e mohoi, sulmohet modelja: Nuk kam shkatërruar martesë

Feb 26, 2020 | 10:32
SHPËRNDAJE

Robert Berisha prej kohësh ishte përfolur për një lidhje me modelen Jessica Kadiu. Por këngëtari e mohoi kategorikisht se në jetën e tij kishte hyrë një tjetër femër pas ndarjes nga Nora Istrefi.

Megjithatë, modelja nxori zbuluar Robertin ku me anë të postimeve në rrjetet sociale tregoi se kishin qenë në një marrëdhënie dhe se ishte akoma e dashuruar me të.

Pas deklaratës së saj, Jessica u gjykua nga fansat duke u akuzuar se prishi martesën mes çiftit.

Por ajo i hodhi poshtë të gjitha thashethemet duke u shprehur se lidhja mes saj dhe Robertit nisi pas ndarjes së tij nga Nora.

“Doja të bëja një gjë të qartë përpara se të gjykohem më shumë. Nuk kam shkatërruar martesë, nuk kam shkatërruar familje. Lidhja ime me Robertin filloi pasi ai dhe ish- bashkëshortja i dhanë fund martesës së tyre. Jam rritur nga një familje e bukur që ka morale dhe respekt, si edhe më ka mësuar çfarë është e mira dhe e keqja,”- shkroi modelja.

Ndërsa u shpreh se asnjë nuk do arrijë kurrë të kuptojë situatën mes saj dhe Robertit, duke u kërkuar ndjekësve të mendohen para se të bëjnë, sipas saj, akuza të rreme.

“Përpara se të gjykoni, kujtoni se kjo është një situatë të cilën asnjë prej jush nuk mund ta kuptojë kurrë dhe është në rregull por ju kërkoj që të mendoni para se të flisni dhe të bëni akuza të rreme,”- shtoi Jessica.

Ajo i ka fshirë tashmë të gjithë postimet nga Instagram, ndërsa nuk ka ende asnjë reagim nga Roberti në lidhje me deklaratat e saj.

Kujtojmë se kohët e fundit, Nora Istrefi publikoi këngën “Anna” që ia kushtoi dashnores së bashkëshortit.

     

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura