“Doja ti vrisja vajzat që të mos vuanin”, zbardhet dëshmia e gruas që i dogji banesën bashkëjetuesit

Aug 14, 2018 | 21:28
SHPËRNDAJE

MAJLINDA RAMA

UPDATE/ Detaje të reja zbardhen nga dëshmia e Rudina Kishtës, e cila një ditë më parë i vuri flakën banesës së bashkëjetuesit të saj në Fier dhe tentoi të mbyste në “Seman” dy vajzat.

Në dëshminë e saj, nën një ngarkesë të rëndë psikologjike, mësohet se ka thënë se vajzat kërkonte t’i vriste që të mos vuanin.

“Doja ti jepja fund vuajtjeve kur mora vesh qe policia po më kërkonte. Isha e traumatizuar”, mësohet të jetë shprehur 42-vjeçarja, e cila sipas Policisë, tentoi ti mbyste vajzat në lumë.

Bashkëjetuesi i saj tha mediatikisht një ditë më parë, se Rudina vuan nga probleme psikologjike.

Fier, banesa perfshihet nga flaket on Vidnews.

DETAJET/ I dogji shtëpinë burrit, si u zbulua tentativa e gruas fierake për të mbytur 2 vajzat, fqinjët thanë se…

Nje dite me pare, nje familje ne Fier mbeti ne qiell te hapur. Në banesën e Trifon Gjikës ra zjarr, e per kete ngjarje policia sot ka vene nen akuze nusen e shtepise.

Pas ngjarjes, burri akuzoi gruan se i kishte vene flaken shtepise pas sherrit me te e vjehrrin, nje dite pasi e kishte marre nga prinderit, per te bashkejetuar ne Fier. Per mediat burri u shpreh se ajo kishte tentuar ta digjte shtepine edhe nje here tjeter.

D1E36FB9-7481-4A94-82DE-290DDDF13DF2-640x360

Por sot policia e ka vene ne pranga gruan dhe zbulon edhe detaje te tmerrshme rreth saj. Ajo mesohet se ka tentuar te mbyse ne lume dy vajzat e saj te mitura.

Sipas asaj qe meson gazetarja e Panorama ne Fier, pasi eshte arrestuar per diegie te baneses, policia ka marre ne pyetje edhe banore te lagjes si dhe dy vajzat 6 vjecare. Keta te fundit kane treguar edhe tentativen e cmendur te gruas per ti marre jeten vajzave te saj.

Kjo ngjarje e rende me te bijat ka ndodhur pak minuta para se te digjte banesen.

fierak

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasen Rudina Kishta, 42 vjeçe, banuese në fshatin Grecalli, Fier.

Arrestimi u bë pasi dyshohet se ka tentuar të vrasë dy vajzat e saj të mitura binjake 6 vjeçe duke tentuar t’i mbyste ato në ujrat e lumit Seman në afërsi të urës së fshatit Daullas, Fier.

Gjithashtu dyshohet se shtetasja Rudina Kishta ka djegur me zjarr banesën e bashkëjetuesit të saj në fshatin Grecalli, shtetasit A.Gj, 35 vjeç”, tha Policia.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura