‘Doja ta vuaja dënimin, por s’më lejoi…’, u arrestua si pjesë e grupit që kryente martesa mes të rinjve dhe i çonte luftëtarë për ISIS-in, 43-vjeçarja lihet në burg

Sep 8, 2020 | 11:06
SHPËRNDAJE

Dyshohet si pjesë e një celule terroriste, e cila rekrutonte vajza për t’u martuar me luftëtarët e ISIS, gjykata e Tiranës vendos “arrest me burg” për Lubjana Gjecajn.

policia-tirane

Arrestimi i kësaj shtetaseje nga policia e Tiranës para disa ditësh u bë me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

43-vjeçarja, banuese në Tiranë, rezultonte e shpallur në kërkim ndërkombëtar më datë 4 shtator 2020.

Gjykata e Hetimeve Paraprake Milano, Itali, e ka dënuar me 3 vjet burg, për veprën penale ”Organizatë me qëllime Terroriste”.

“Kam dijeni për vendimin e dhënë ndaj meje në Itali. Do bëj kërkesë ta vuaj dënimin këtu. Kam dashur ta vuaj dënimin por nuk më ka lejuar shteti italian“, tha ajo sot në gjyq.

LEXO EDHE

Detajet/ Gruaja që u arrestua sot, pjesë e grupit që kryente martesa mes të rinjve dhe i çonte luftëtarë për ISIS-in

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura