Doctor Honoris Causa nga UET, Xan Smiley: Ndryshimet në Shqipëri këto 30 vite janë të mëdha

Apr 27, 2023 | 21:01
SHPËRNDAJE

Editori i njohur i revistës britanike “The Economist” nderohet nga UET me titullin Doctor Honoris Causa.  Senati Akadamik i këtij universiteti e vlerësoi për kontributin historik në mbrojtje të vlerave të liberalizmit përmes gazetarisë cilësore dhe lidhjen historike e simbolike me Shqipërinë, përmes të të atit, kolonelit britanik David Smiley, i cili shërbeu në mision gjatë Luftës së Dytë Botërore. Xan Smiley e viziton Shqipërinë për herë të dytë, pas 30 viteve, ndërsa vlerësoi ndryshimet pozitive të vendit.WhatsApp Image 2023-04-27 at 20.44.48

Janë plot 80 vite, nga prilli i vitit 1943, kur koloneli britanik David Smiley u parashutua në veri të Greqisë, për ta kaluar kufirin  drejt Shqipërisë herë më këmbë e herë me gomar. Ai ishte pjesë e Forcave Aleate, me mision në këtë anë të Europës, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në prill të 2023-shit, Smiley mbërrin sërish në Shqipëri. Është i biri, gazetari i njohur Xan Smiley, i cili  u nderua nga Universiteti Europian i Tiranës me titullin Doctor Honoris Causa. Jo vetëm për lidhjen domethënëse me Shqipërinë përmes të atit, por edhe për kontributin historik si editor senior  mbrojtje të vlerave të liberalizmit përmes gazetarisë cilësore, veçanërisht pranë “The Economist”.

Për revistën prestigjioze britanike, e njohur për qasjet liberale në ekonomi dhe jetën shoqërore, zoti Smiley tha e kishte punuar për plot 42 vjet.

Në një prej atyre viteve, rasti e desh si pjesë e mbulimit të çështjeve të Ballkanit, të vizitonte Shqipërinë.

Ishte viti 1993, kujtoi zoti Smiley, duke shtuar se në kujtimet e tij të tridhjetë viteve më parë Tirana e stili sovjetik, ishte shumë gri.

“E  di se çdo vend ka probleme, por diçka mund them me siguri:  Tirana sot është krejt e panjohshme. Nuk mund t’i besosh ndryshimeve prej 1993-shit e deri më sot. E di se ka probleme, e më kanë përmendur disa prej tyre. Por ajo që mund të shihni këtu është ndryshim fantastik.  E  di se njerëzit janë  pak kritikë rreth shtypit këtu, por të paktën kushdo mund të flasë hapur, mund të udhëtojë, mund të kritikojë. Mendoj se përparimet, edhe pse ka ndoshta probleme, janë aq të mëdha, sa të kthehem 30 vite më pas, ndihem shpresëplotë dhe optimist dhe të çmoj ndryshimet e mëdha që kanë ndodhur”, do të shprehej zoti Smiley, gjatë ceremonisë, ku u nderua me titullin Doctor Honoris Causa, nga Senati Akademik i Universitetit Europian të Tiranës.

Ai kujtoi të atin, kolonelin britanik David Smiley dhe tha se pas viteve ’90, do ta vizitonin shumë shqiptarë. “Ai do të kishte qenë shumë krenar, të ishte këtu, 80 vjet më vonë. U  nda nga jeta më 2009-n, ishte ende në aftësi të mira mendore  dhe,  veçanërisht pas vitit 1991, shumë shqiptarë vinin dhe e vizitonin. I  pëlqente të ishte në kontakt me shqiptarët. Ndaj, ndihem edhe pak shqiptar”.

Ai shtoi se ndryshe nga kolegët e kolonelit Smiley, Julian Amery dhe Billy McLean, që u bënë pas luftës anëtarë të Parlamentit, i ati nuk ishte njeri politik. “Dy prej oficerëve britanikë, që ishin bashkë me të, u bënë anëtarë të Parlamentit dhe ishin shumë të përfshirë në politikë. Ata  thoshin gjithmonë, se kur kishte fjalime -dhe Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu mbanin fjalime shumë të gjata-  im atë mërzitej shumë.  Dhe, dy britanikët  e tjerë, Julian Amery dhe Billy McLean thoshin: “Oh,  Davidi po murriztët nga fjalimet, le ta çojmë të hedhë në erë ndonjë urë!” Kështu thoshin”, ndau ai me të pranishmit.

Gazetari i shquar u ndal të fliste edhe për revistën “The Economist” dhe filozofinë e saj.

Prej më shumë se 40 vitesh, ai mbulon  zhvillimet politike  në Europën Lindore e Shqipëri përgjatë. Me një karrierë të gjatë në gazetari, zoti Smiley ka punuar për media të rëndësishme të globit si editor dhe korrespodent si “BBC”, ”The Economist”, “Time”,

“The Observer”, “The London Times”,“The Daily Telegraph”, ”The Spectator”, etj.

I edukuar në Eton College dhe Oxford University, Xan Smiley nuk ka ndjekur krejtësisht  rrugëtimin e të atit, por pas studimeve në Linguistikë-Letërsi dhe Histori

Moderne, nis eksplorimin e tij të botës duke punuar fillimisht si mësues dhe

antropolog social në Kenia, ku edhe shërbeu për herë të parë si korrespodent freelance

për BBC-në, “The Observer”, “The Spectator” dhe revistën “Time” e media të tjera në

Angola, Zambia, Zimbabve dhe Afrikë e Jugut, në më shumë se 40 shtete të Afrikës

në tërësi.

“Nuk i ka ndjekur gjurmët e të parëve, por  ka zgjedhur të luftojë në një mënyrë tjetër, me penë. Sot nuk shkruajmë me pupël, kemi kompjuterët e shpejtë. Babai juaj mbante shënime në fshatrat e humbur të Shqipërisë, në male, komunikonte me radio, por  sot kemi të tjera mundësi.  fjala është një armë e fortë, ndoshta  edhe më e  fortë se arma e zjarrit.  Në  këtë drejtim kontributi i tij  [ David Smiley] si profesionist ka qenë shumë  madh, i ka kaluar kufijtë e Briaisë së Madhe;  ne i jemi mirënjohës përjetësisht si shqiptarë babait tuaj, por edhe juve nuk do t’ju lëmë mbrapa.  Jemi mirënjohës për atë çka keni mundur të bëni.  Kur  raportoni për Ballkanin, do të thotë se keni raportuar për Shqipërinë”, do të shprehej historiania Nevila Nika, një nga profesorët që ka rekomanduar emrin e zotit Smiley për titullin Doctor Honoris Causa. Nika tha se emri i kolonelit David Smiley është një emër që nuk mundon dhe nuk do të mungojë në historinë e Shqipërisë.

David Smiley, shërbeu në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore për të organizuar forcat shqiptare në rezistencën ushtarake përkrah forcave aleate,  ndërsa e ka vijuar

veprimtarinë e tij edhe pas vendosjes së regjimit diktatorial, në misione antikomuniste të Inteligjencës Britanike në Shqipëri.

Dekania e Fakultetit të Shkencave  Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale, në UET, Belina Budini u shpreh se dështimi i  misioneve  destabiliziuese ndaj regjimit diktatorial, në të cilat koloneli Smiley u angazhua, ishin edhe një nga pengjet e mëdha të jetës së tij, duke iu referuar kujtimeve të tij, botuar nga UET PRESS “Vitet Shqiptare ’43-‘45”.

“Fotografitë që shoqërojnë këtë libër, janë nxjerrë nga albumi personal i babait tuaj, sëbahsku me shënimet e ruajtura prej tij dhe përbëjnë disa nga dëshmitë më autentike dhe të besueshme  të Shqipërisë së Luftës dhe figurave të saj dhe,  janë një burim historik i dorës së parë”, u shpreh ajo. Dekania Budini, e cila propozoi dhe përgatiti një prej rekomandimeve për dhënien e titullit Doctor Honoris Causa zotit Smiley, bëri me dije bashkëpunimin me gazetarin e njohur për për publikimin e një pjese tjetër  të dëshmive dhe  materialeve që Xan Smiley  ruan nga arkivat personale të të atit. “Në rolin tim si dekane e Fakultetit të Shkencave  Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale, ndihem mjaft e nderuar që e vlerësojmë në UET një personalitet të rrallë, të gazetarisë klasike, ndër profilet që sot në botë ka mishëruar dhe vetë zotin Smley,  një model elitar profesional”, u shpreh dekania. Në rolin e tij si editor politik për “The Economist” gjatë viteve 1992-1994, kur edhe ka vizituar Shqipërinë për herë të parë, Smiley ishte njëkohësisht editor i rubrikës së famshme “Bagehot column”, që mban emrin e editorit historik, Walter Bagehot. Gjatë periudhës nga viti 1995 deri në vitin 2003, Smiley ishte editor për Europën në “The Economist” kur edhe krijoi rubrikën e njohur me emrin “Charlemagne column”, e cila mbulon zhvillimet politike të Europës nga një perspektivë jo thjesht raportuese, por thelbësisht analitike dhe reflektuese. Nga viti 2003 deri në vitin 2014, ai ishte editor për Lindjen e Mesme dhe Afrikën, duke mbuluar veçanërisht ngjarjet në Izrael, Iran dhe Irak. Nga viti 2014 dhe aktualisht, Smiley është editor i rubrikës “at Large” të “The Economist”, ndërsa shkruan editoriale dhe editon mbulimin global të saj.

Presidenti i Universitetit Europian të Tiranës, çmoi në veçanti rëndësinë e rubrikës “Charlemagne” të themeluar nga zoti Smiley, duke thënë “Në vlerësimin tim si lexues, është  ndër më të mirat, sidomos kur bëhet fjalë për çështje të integrimit europian dhe axhendën zhvillimore të kontinentit tonë.

Presidenti Xhepa kujtoi se revistën “The Economist” e lexonte kur ishte asistent pedagog i ri, me lejen e sekretarit të Partisë, pasi në Bilbiotekën Kombëtare, ishte një revistë e ndaluar.

“Shqipëria ka pasur një njohje të vonë të ideve liberale, filloi t’i prekte idetë liberale me shembjen e sistemit komunist në vitet 90, por duket se pendulumi i opinionit publik po anon përsëri nga drejtimi i kundërt. Duket se idetë liberale janë vënë nën sulm , në veçanti duke nisur nga kriza financiare në 2007 e në vazhdimësi.  Prandaj  edhe kemi nevojë për të pasur miq, siç është zoti Smiley, për t’i mbrojtur këto ide dhe për të ndërtuar atë hollin e famës së personaliteteve të shquar që janë në mbrojte të ideve të tilla. Jemi të nderuar që në hollin e famës së personaliteteve të shquar të UET, do të kemi një personalitet të tillë dhe falënderime të veçanta për pranimin që i keni bërë këtij titulli”, u shpreh presidenti i UET. Ai shtoi se përkrahësit e liberalizmit, kanë qenë të pakët dhe në momente të vështira historike, siç janë ato që po kalojmë edhe tani, janë për t’u vlerësuar.

Rektori i Universitetit Europian të Tiranës, Tonin Gjuraj bëri me dije se ministrja e Arsimit  dhe Sporteve ka dhënë miratimin për dhënien e titullit Doctor Honoris Causa, zotit Xan Smiley, me motivacionin “për kontributin historik si editor senior, në mbrojtje të vlerave të liberalizmit përmes gazetarisë cilësore, veçanërisht pranë “The Economist”; si dhe për lidhjen domethënëse me subjektin e Shqipërisë përmes babait të tij, kolonelit britanik, David Smiley, që k organizuar rezistencën ushtarake në Shoqëri në krah të Forcave Aleate, gjatë Luftës së Dytë Botërore”.Në karrierën e tij të gjatë, duke nisur nga viti 1977, ai ka shërbyer kësisoj si gazetardhe editor në Afrikë, në Europën Lindore dhe ish-Bashkimin Sovjetik, po kështu në zyrën e The Sunday Telegraph në Uashington, si edhe në Lindjen e Mesme. Në vitet 1988 dhe 1989 është nominuar si korrespondenti i huaj i vitit dhe nga viti 2010-2018 është asociuar me Këshillin e Institutit Mbretëror për Ҫështjet Ndërkombëtare (Chatham House). I apasionuar pas sporteve, ashtu sikurse babai i tij, Xan Smiley ka marrë pjesë edhe në skuadrën britanike të skive dhe është fitues në garën e famshme të ekipeve universitare Oxford-Cambridge.

Aktualisht, në moshën 73 vjeçare, Xan Smiley jeton në Oksford dhe vijon të shërbejë si editor global i rubrikës ‘At Large” për the Economist, si një nga kontribuuesit më jetëgjatë për këtë media emblemë të liberalizmit ekonomik dhe gazetarisë së thelluar e analitike, me impakt global.

Zoti Smiley tha se kishte në plan të punonte në revistën “The Economist”, deri në moshën 75-vjeçare, që do t’i mbushë vitin e ardhshëm. Ai dha edhe disa këshilla mbi cilësitë që duhet të kenë gazetarët.

“Ndihem shumë i nderuar dhe është goxha rastësi, sepse janë tetëdhjetë vjet plot, kur im atë erdhi dhe kur shoh fotografitë  tij më 1944 –  ai bëri dy vizita, gjashtë muaj më 1943 dhe gjashtë muaj më 194 – ose ndoshta ishte viti 1943, kur Italia kapitulloi dhe ai shkoi në Berat. Ishte një fotografi e mirë e hotelit, jo tek ai që qëndrova mbrëmë dhe poshtë fotos shkruhet: “hotel, por vetëm për komisarët”. Partizanët qëndruan për katër  apo pesë ditë derisa mbërritën gjermanët dhe u larguan më pas drejt maleve. E gjej të jashtëzakonshme, që 80 vjet më parë ai ishte një 27 vjeçar, shumë i ri dhe unë vij në një situatë shumë të rehatshme.  Jam me fat dhe i përkëdhelur dhe mendoj se nuk e meritoj këtë. Jam krenar dhe familja me, po më ngacmonin duke më thënë se kur të kthehem do të më thërrasin dr.Smiley! Mendoj se nuk do ta quaj veten Dr. Smiley tek “The Economist”, tha zoti Smiley. Ai  ndau me të pranishmit mbresat nga një udhëtimi në Berat, ndërsa tha se do të takohej edhe me kryeministrin e vendit, Edi Rama. Ai do të jetë gjithashtu një nga folësit kryesorë në konferencën shkencore ndërkombëtare, Ditët e Studimeve Shqiptare, që organizohet në UET, më 28 dhe 29 prill e ku do të trajtohet çështja e integrimit europian.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura