“Do vazhdoj të jem pjesë e Skënderbeut”, Daja: Dua lojtarë më të përgjegjshëm në fushë, ja pse po vuan skuadra

Nov 2, 2019 | 19:43
SHPËRNDAJE

Skënderbeu u mposht me rezultatin 1-4 nga Laçi në sfidën e vlefshme për javën e 11-të të Kategorisë Superiore. Trajneri i skuadrës korçare, Ilir Daja, foli pas ndeshjes për emisionin “Gol pas Goli”, teksa analizoi këtë humbje, ndërkohë që foli edhe për të ardhmen.

daja

“Ka qenë një ditë jo për të gjithë. Kemi bërë një fillim të mirë. Me 2 ndërrimet e detyruara në pjesët e parë, me kontingjentin që kemi në dispozicion, na i bën më të vështirë ndeshjen. Në gjendjen që ndodhemi ne, disavantazhi është goxha i rëndë për ekipin. Ajo që mua nuk më pëlqen është fakti që ne duhet të sillemi njëlloj në lojë, edhe kur jemi në disavantazh.

Kundërshtari pa vështirësi fare vinte në zonën tonë. Lojtarët duhet të jenë të përgjegjshëm, për ta barë ndeshjen deri në fund me të njëjtin disiplinë pavarësisht rezultatit.

5 minutat e fundit të pjesës së parë qëndruam me 10 lojtarë. Krasniqi ka 2-3 javë që është i dëmtuar. Ndërrimi ishte i sforcuar. Ky është kontingjenti. Lojtarët e rinj duhet të dinë se çfarë fanelle ka Skënderbeu. Krasniqi është një pikë shumë e vlefshme për ne në sulm.

Jeni në gjendje ta përballoni këtë sezon me këtë kontingjent?

Kemi bërë një fazë të parë të mirë në raport edhe me renditjen. Duhet të tregohemi të fortë në momentin që biem. Duhet të tregohemi të fortë kur të ringrihemi. Brenda ka cilësi, por është e limituar. Nëse kemi treguar 2 fytyra. Ndeshje etalon me Kukësin. Kemi mundësi të shkojmë përpara. Rezultati nuk vjen me situata spontane. Të gjithë duhet të kemi një përgjegjësi duke filluar nga unë i pari. Duhet të rikthehemi ashtu siç u paraqitëm në fazën e parë. Na kanë djegur edhe dëmtimet. Besoj do ti gjejmë forcat. Mentaliteti fitues shprehet atëherë kur nuk je mirë dhe të gjesh forca për të ecur përpara.

Dita dhe Pollozhani- Lojtarët japin maksimumet në rolet natyrale. Me kontingjentin që kemi në dispozicion, është e vetmja zgjidhje e mundshme. Unë kërkoj një ekip që të jetë agresiv. Presin ultra ofensiv. Kjo mënyrë loje ndonjëherë na krijon hapësira. Në fundin e aksionit nuk kemi të pozicionuar mirë repartin e mbrojtjes apo dhe 2 linjat e tjera. Kur Skënderbeu futet në fushë nuk futet për tu mbrojtur. Rezultati dhe kundërshtari na detyron të kthehemi. Do mundohemi ti marrim maksimumin këtij grupi. Këtë ditë ta përmbledhim me një ditë jo. Për të vazhduar përpara.

Çfarë do ndodhi vitin tjetër me Skënderbeun?

Do vazhdoj të jem pjesë e Skënderbeut. Politikat në Shqipëri nuk janë afatgjate. Shpresoj të bëj më të mirën këtu, pastaj duke parë duke vepruar. Këtë edicion do të jem pjesë e Skënderbeut, edhe në vështirësitë maksimale që ka. Dëgjova në një studio sportive që një analist tha që Skënderbeu ka qenë në vend të parë, me golavarazh -4. Do vazhdoj t’i drejtoj këto djem, siç kam bërë në çdo ekip tjetër, duke pasur mbështetjen e tifozëve”, u shpreh Daja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura