Do udhëtonin drejt Anglisë me dokumente false, kapen në Rinas: Paguam 2 mijë euro

Feb 10, 2016 | 10:14
SHPËRNDAJE

Policia Kufitare në Rinas ka arrestuar në flagrancë dy persona të akuzuar për ”Falsifikim i pasaportave, Letërnjoftimeve ose i vizave” dhe ”Falsifikim të Dokumentave”.

Në pranga kanë rënë Saimir Çuni, 33 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë dhe Bylbil Muja, 40 vjeç, lindur dhe banues në Kukës

Foto Ilustruese
Foto Ilustruese

 

Shtetasit e mësipërm janë paraqitur për të udhëtuar në kabinat e daljes në aeroportin e Rinasit ku do të udhëtonin në drejtim të Francës, më pas në drejtim të Irlandës me destinacion final Anglinë.

Gjatë kontrollit në vijën e dytë secilit i’u gjet dhe sekuestrua:

Kartë Identiteti Italiane, Leje Drejtimi Italiane, Tesera sanitare.

Këto dokumenta pas ekzaminimit në Laboratorin e dokumentave në Rinas kanë rezultuar të falsifikuara.

Njëri prej këtyre shtetasve ka deklaruar se këto dokumenta ia ka bërë një shtetas kundrejt shumës 2000 Euro.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura