“Do t’ua ha gurmazin…”, Renato Mekolli i irrituar ‘kërcënon’ konkurentët

Oct 18, 2019 | 12:34
SHPËRNDAJE

Ka vetëm dy javë që ka startuar sezoni i ri i ‘Hell’s Kitchen’. Që në puntatën e dytë, shefi i kuzhinës, Renato Mekolli, me anë të një postimi në ‘Instagram’, paralajmëron shikuesit se çfarë të shohin.

Ai duket mjaft i irrituar ndërkohë që në krah të fotos shkruan:

“Nesër do më kthehet syri mbrapsht, do më dalin damarët e qafë. Hapet restoranti i ‘Hell’s Kitchen Albania’ nesër, ditë e madhe, por kush të lë të gëzohesh, do tua ha gurmazin fare”.

Sfida sa vjen e bëhet më e vështirë dhe Renato duket se s’ka ndërmend t’i kursejë të bërtiturat tek konkurentët.


NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura