‘Do t’ju shkatërrojë’, Koreja paralajmëron Trumpin: Qen që leh, nëse…

Sep 21, 2017 | 9:06
SHPËRNDAJE

Ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut, Ri Yong-ho, e cilësoi fjalimin e presidentit amerikan, Donald Trump, në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, si “zhurmë të një qeni që leh”.

trump

Trump ka thënë se ai “do ta shkatërrojë tërësisht” Korenë e Veriut, nëse ajo paraqet kërcënim për SHBA-në ose aleatët me programin e saj bërthamor.

Komentet e Ri Yong-hosë janë reagimi i parë zyrtar i Phenjanit ndaj fjalimit të presidentit Trump, raporton Rel.

“Nëse Trump ka menduar të na befasojë me zhurmën e një ‘qeni që leh’, ai ka ëndërruar”, tha Ri Yong për gazetarët pranë selisë së OKB-së në Nju Jork.

Koreja e Veriut vazhdon të zhvillojë programin e saj bërthamor, në kundërshtim me ndalimin që i ka vënë OKB-ja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura