“Do ti tregoj gruas tënde që e tradhtove me mua…”/ Si shqiptarja i zhvati 70.000 euro të moshuarit italian. Kurthi që e çoi pas hekurave

Sep 4, 2018 | 18:23
SHPËRNDAJE

Një grua shqiptare në Itali është vënë në pranga pasi akuzohet se i ka zhvatura rreth 70 mijë euro ish të dashurit italian.

Siç raportojnë këtë të martë mediat italianë: historia e lidhjes intime mes gruas shqiptare (identiteti i së cilës nuk bëhet me dije) dhe italianit të martuar, ka nisur vite më parë. Në vitin 2014, ai vendos ti japë fund raportit, vendim që nuk pranohet nga shqiptarja e cila kërcënon se do ti tregojë për lidhjen mes të dyve bashkëshortes së tij. Në këmbim të heshtjes, ish e dashura i ka marrë italianit një pagesë mes 1.000 dhe 2.000 euro çdo muaj.

shantazh-640x3401488744790

Këto janë elementet e një historie pasioni, i kthyer në makth për burrin, i vili një ditë më parë iu drejtua stacionit të karabinierëve në Romë, që shkruan fjalën “fund”: Në pranga u vu gruaja shqiptare, 48 vjeçe, me akuzën e zhvatjes.

Burri, një roman 70 vjeç, me profesion tregtar, iu drejtua karabinierëve pas mesazhit të radhës të marrë nga ish e dashura, e cila e urdhëronte ti dorëzonte 1.4000 euro.

Në kallëzimin e tij, 70-vjeçari tha që kur ata të dy i dhanë fund marrëdhënies, ajo i ka marrë përmes shantazheve rreth 70.000 euro.

Kur ai i tha shqiptares se nuk ishte më në gjendje ta paguante, 48-vjeçarja vijoi me kërcënimet se do ti tregonte për marrëdhënien e tyre bashke ortës së 70-vjeçarit. Italiani bëri kallëzim te karabinierët, të cilët organizuan kurthin për arrestimin e gruas shtantazhuese.

Në momentin e dorëzimit të parave, ndërhynë efektivët, duke arrestuar në flagrancë 48-vjeçaren dhe duke sekuestruar shumën e eurove.

Pas arrestimit, 48-vjeçarja u dërgua në burgun e Rebias në Romë.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura