“Do t’i blija gruas parfum për Shën Valentin, shitësja më ngacmonte seksualisht”

Feb 10, 2016 | 13:07
SHPËRNDAJE

Ndodh edhe kështu! Një burrë i martuar pretendon se është bezdisur madj edhe ngacmuar seksualisht nga një shitëse e një dyqani ndërsa ai kishte shkuar për të zgjedhur dhuratën për Ditën e Shën Valentinit për gruan e tij.

Është David Lee, 37-vjeçari i cili tha se shitësja e parfumeve shitëse iu afrua atij dhe një miku të tij aq afër në dyqanin në Mançester e më pas filloi duke bërë komente të papërshtatshme.

ngacmim

Burri deklaroi se shitësja i kishte ndjekur të dy shokët nga pas duke i bërë të ndihen në siklet dhe të largohen nga dyqani.

“Në fillim ajo po përpiqej të na bënte presion në blerjen e gjërave, duke na i vënë parfumet para hundës. Na pyeti se çfarë pune bëjmë dhe i thashë kam punuar në sektorin e shëndetit mendor. Ajo filloi të bëjë komente vërtetë të papërshtatshme mbi personat me probleme të shëndetit mendor.

Burri tha gjithashtu se edhe pjesa tjetër e stafit të dyqanit ishte ndjerë e “tronditur dhe neveritur” nga sjellja e gruas.

“Ne thjesht nuk dinim si ta trajtonim atë. Jemi ndjerë me të vërtetë, me të vërtetë shumë keq, por nuk e dinim se çfarë të bënim”,- tha burri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura