‘Do të vrasin me snajper’, flet pas kërcënimit deputeti i PD, Salianji: Nuk më bën asnjë…

Nov 21, 2018 | 17:33
SHPËRNDAJE

Letra-kercenimi-salianjiDeputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji është kërcënuar me jetë se do të vritet me snajper nga një ish efektiv Policisë së Shtetit.

Sipas “Syri.net”, Salianji ka marrë një letër nga burgu i Fushë Krujës, ku paralajmërohet se do “ta vrasin me snajper”.

Letra i është dërguar Salianjit pak ditë më parë, dhe paralajmërohet se është vënë në shënjestër të një atentati.

Salianji-TIms-Balla-Mondi-BegoZarfi me letrën ku jepen detaje nga atentati i supozuar, ka mbërritur në adresën e deputetit demokrat në datën 31 tetor 2018, në selinë e PD.

I burgosuri që e ka paralajmëruar deputetin quhet, Agim, i dënuar me 24 vite burg për vrasje. Në letrën e tij ai shkruan se deputeti demokrat do vritet me snajper nga një ish-punonjës policie, i quajtur Dorian Duli, 38-vjeç, me origjinë nga Parruca e Shkodrës, i cili ka qenë i dënuar, por është liruar nga qelia në 2 janar të vitit 2016.

Më poshtë detaje nga letra e mbërritur në selinë e PD.

Letra-kercenimi-salianji

Letra-prokuroria Letra Shish

Pas publikimit të një letra ku kërcënohej me jetë nga burgu, ka ardhur dhe një reagim nga deputeti i PD, Ervin Salianji.

Në një prononcim për BË, Salianji thotë se rasti po ndiqet nga institucionet dhe se i kishte parashikuar që mund të ndodhnin gjëra të tilla por se do vazhdojë denoncimet.

“Ju keni marrë sot info për këtë çështje por unë kam kohë që kam dijeni dhe nuk e kam gjykuar si çështje publike. Madje bërja publike i jep pike pikërisht këtyre formave të intimidimit apo intrigës që të ushtrohet presion nëpërmjet përdorimit të delikuenteve.

Në dijeninë time rasti po ndiqet nga institucionet.

Personalisht të gjitha këto i kam parashikuar dhe nuk më bëjnë përshtypje, çfarëdo qoftë sajesë e qeverisë apo përpjekje delikuentësh. Nuk më bën asnjë përshtypje dhe siç mund ta keni ndjekur kam vazhduar denoncimet e krimit edhe në majat më të larta të pushtetit”, tha deputeti i PD.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura