“Do të vras”- Roza Lati i hidhet në prehër Laert Vasilit, e ëma bëhet gati ti gjuajë me shishe shampanje: Na çave tr*pin

Feb 27, 2020 | 12:48
SHPËRNDAJE

Rita dhe Roza Lati njihen për marrëdhënien e tyre të veçantë. Ato janë shumë të hapura me njëra-tjetrën dhe flasin pa komplekse.

Këtë gjë e tregojnë edhe në studiot e emisioneve ku ftohen.

Dhe mbrëmjen e djeshme, nënë e bijë ishin në emisionin “Soire”, i cili u shoqërua me batuta mes tyre.

Gjithçka nisi kur Roza u pyet sesi do ishte propozimi i saj ideal për martesë.

“Do të doja të isha në breg të detit,”- tha ajo, duke e marrë shumë shtuar rrëfimin e saj.

Por ndërsa moderatorja fliste ndërhyri Laert Vasili.

“Hajde gjej breg detin në shkurt,”– tha ai.

Roza u ngrit në këmbë duke i thënë ta lërë të flasë.

“Më lër thashë, më lër të flas. Do të vras, do të vras,”– i drejtohet ajo, duke iu hedhur më pas në prehër.

 

U desh ndërhyrja e nënës së saj që ta largonte nga Vasili dhe më pas Roza nisi sërish rrëfimin.

“Do të doja valët e detit, gjethet e palmave,”- u shpreh ajo.

“Nesër mbarojë,”- tha Rita e paduruar, që vajza të tregonte propozimin ideal për martesë.

“Do të doja shampanjë, shalqi, luleshtrydhe dhe në një moment …,”– tregoi moderatorja, që u ndërpre nga Rita e cila i tha: “Na çave trapin.”

 

Të gjithë në studio filluan duke qeshur, teksa Roza nisi sërish rrëfimin dhe nëna e saj i qëndronte e shishe shampanje në kokë që të mbaronte sa më shpejt: “Dhe në momentin më të rëndomtë që do më thoshte zemër më sill pak fasoletën se më rreshkëti lëngu i shalqiut dhe kur ti jepja fasoletën do më tregonte në kuti të bukur që do ishte unaza aty brenda.”

“Të hëngrët një mortje. Sa e zgjati. Mbarove moj se vdiqëm,”– i tha Rita në fund.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura