‘Do të vras po s’u lidhe me mua’, si e kërcënonte 18-vjeçaren i riu nga Librazhdi

Jul 26, 2017 | 22:53
SHPËRNDAJE

Një vajzë adoleshente në Librazhd, është përndjekur dhe dhunuar nga një djalë i ri.

Gjatë ditës së djeshme djali me inicialet A.L., 24 vjeçar, banues në Librazhd, ka përndjekur dhe goditur shtetasen O.L., 18 vjeçe.

dhune shqiptar itali

Bazuar në deklarimin e së resë në portalin “infoelbasani”, prej disa kohësh 24- vjeçari e ngacmonte dhe përballë refuzimit të vazhdueshëm të saj e ka përndjekur deri sa e ka qëlluar.

“Do të vras po nuk u lidhe me mua”, mësohet t’i ketë thënë ai teksa i ka dalë përpara në rrugë dhe më pas e ka qëlluar.

Adoleshentja ishte gjimnaziste dhe nuk e njihte djalin i cili ishte fiksuar keq pas saj dhe e përndiqte, raportojne mediat lokale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura