Do të udhëtojë në hapësirë, mijëra njerëz firmosin një peticion për t’i ndaluar kthimin në tokë Jeff Bezos! Ja arsyeja

Jun 17, 2021 | 11:17
SHPËRNDAJE

Një udhëtim në hapësirë që ka vlerën e 28 miliardë dollarëve, po shkakton një kauzë virale kundër njeriut të dytë më të pasur në botë, Jeff Bezos.

jeff bezos (2)

Së shpejti, Bezos do të udhëtojë bashkë me të vëllain, me raketën nga kompania e tij, “Blue Origin”, raporton “Daily Mail”.

Më shumë se 10 mijë njerëz janë duke firmosur një peticion online, i cili bën thirrje të mos lejohet më rikthimi i tij në tokë, duke e parë këtë udhëtim si një mundësi që Bezos të qëndroj në hapësirë përgjithmonë.

Aty shkruhet: “Jeff Bezos është në të vërtetë Lex Luthor, maskuar si pronari i supozuar i një dyqani online. Ai është në të vërtetë një perandor i lig, që dominon të gjithë globin.

jeff bezos (1)

Ne e kemi ditur këtë për vite me radhë. Jeff ka punuar me Epstein dhe Knights Templar, si dhe Masonët e Lirë, për të fituar kontrollin mbi të gjithë botën.

Ndërkohë qeveria jonë qëndron në hije dhe e lejon këtë të ndodhë. Ky mund të jetë shansi ynë i fundit para se ata të mundësojnë mikroçipet 5G dhe të bëjnë një pushtim masiv.”

Bezos ende nuk ka komentuar publikisht për peticionin, por në një postim më 7 qershor në Instagram, ai zbuloi se kishte ëndërruar të udhëtonte në hapësirë që kur ishte 5 vjeç: “Unë do ta bëj atë udhëtim me vëllain tim. Aventura më e madhe, me mikun tim më të mirë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura