“Do të ther moj bushtër”, gjykata dënon me burg nënën që dhunonte vajzën 13 vjeçare/ Avokati: Sajesë e ish-bashkëjetuesit

Jan 24, 2020 | 16:36
SHPËRNDAJE

Gjykata e Sarandës ka caktuar sot masën e sigurisë “Arrest me burg” për 41-vjeçaren Elisabeta Mita, pas akuzës se dhunonte vajzën e saj 13-vjeçare, histori e cila u bë publike në një emision investigativ.

logo 123

Trupi gjykues përbëhej nga gjyqtare Enkeleda Doda dhe prokuror Elidon Hysenaj, ndërsa është mbrojtur nga avokat Gjergji Imeraj.

“Sapo ka mbaruar seanca dhe u vendos ndalimi i klientes time. Kjo shtetase ka pasur kontradiktë që në muajin shtator me ish-bashkëjetuesin e saj, Arjan Mekollari, i cili ka manipuluar situatën, duke paraqitur sikur kjo shtetase dhunonte fëmijën e saj”, tha avokati, për BW.

Në këto regjistrime, nëna dëgjohej teksa qëllonte, shante dhe ofendonte vajzën gjithë kohës, ndërsa kjo e fundit qante me ngashërim.

“Do të ther moj bushtër”, ishte një prej frazave të rënda të lëshuara nga goja e nënës për vajzën e saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura