“Do të të masakrojmë”- Këngëtarja shqiptare kërcënohet nga serbët, pas klipit të xhiruar në…

Nov 18, 2019 | 18:23
SHPËRNDAJE

Këngëtarja me origjinë shqiptare, që jeton në Zvicër, Albana Azizi ka irrtuar publikun serb, pas videoklipit të këngës së saj të fundit, xhiruar në kishën e Shën Nikollës në Novobërdë të Kosovës.

Mediat serbe shkruajnë se ajo ka filmuar një “video nudo”, duke theksuar se veshja e këngëtares ishte shumë provokuese dhe poshtëruese për shenjtërinë e kishës ortodokse serbe.

albana-azizi-620x350

“Telegraf” shkruan se Aziz e xhiroi videoklipin pa lejen e Kishës Ortodokse Serbe, para syve të serbëve që jetojnë në Novo Brdo.  Më tej kritikohet edhe RTK, për transmetimin e videos së këngëtares me titull “Sa mirë ta bona”.

Një gjë të ngjashme e kishte bërë sipas tyre edhe Era Istrefi, me videoklipin në kishën ortodokse në Kampusin Universitar të Prishtinës.

albana-azizi-1-830x0

Ndërkohë, sipas një të afërme të këngëtares Aziz, tha se  komentet në YouTube tek kënga janë fshirë, pasi ajo ishte kërcënuar se do të masakrohej nga serbët për veprimin e saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura