“Do të shkelim e do të therim”/ Degjeneron debati në emision live, inxhinieri përplaset me aktivistin. Ish ministri: Do na hash mu**

Dec 13, 2019 | 10:21
SHPËRNDAJE

oketa mecve

Inxhinieri Arben Meçe dhe ish- ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa janë përplasur me njëri-tjetrin me një gjuhë të ashpër mbrëmjen e djeshme në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora, teksa ka ndërhyrë në debatin mes aktivistit Aulon Kalaja dhe inxhinierit.

Debati mes Kalasë dhe inxhinierit doli jashtë kontrollit ku u degradua me fyerje dhe kërcënime, ndërsa në këtë moment, Oketa i ka kërkuar Meçes të tërheqë mbrapsht deklaratën kërcënuese se do t’u shkelim me këmbë.

Oketa: Bëri një deklaratë krejt të pavend këtu. Më duket pak mungese ekstreme modestie apo mungese përceptimi realiteti, akush nga ne që jemi këtu në kete panel përsa kohë nuk është i votuar nga qytetarët shqiptarë nuk mund të flasë në emër të gjithë shqiptarëve.

Zoti Mece, para një jave ishim në një emision dhe e përmende tre herë që kishe ardhur si ushtar atje. Sot me duket paske ardhur si shefi i shtabit, por ke ardhur si shefi i shtabit të ushtrisë së vdekur. Harroje ate se mund te na shkelesh ti apo subjekti politik qe ti ke ne mendje, as mua personalisht as qytetaret. Jam votuar cik më shpesh dhe me shumë se sa ty meqë përmende se paske pasur një mandat deputeti, por prapë po të them këtu se nuk kam tagër të flas në emër të qytetarëve shqiptarë. Lëri të flasin vetë me votë kur të vijë dita, por nëse të ka ngelur sadopak atë deklaratë duhet ta tërheqësh mbrapsht, është deklarata më skandaloze, spo përdor terma të tjerë sdua të të ofendoj, e ofendove veten me atë që the.
E kuptoj që të kanë dhënë hapësirë si inxhinier, nuk e di nga e ke marrë informacionin por nuk je, je duke abuzuar me atë që të kanë thirrur si inxhinier, sot ke ardhur si gjeneral, por si gjeneral i ushtrisë së vdekur. Ai që del i përqafon njerëzit është bërë kaq i sheqerosur sa që po na bën me diabet.

 

Meçe: Do ketë fund monologu i tij?

Oketa: Kur bëre ti monolog pata gjithë durimin me të dëgju.

Mece: Po ca durimi ke ti, vetëm durim nuk ke ti.

Oketa: Urdhëro fol tani.

Mece: E para nuk i tërheq asnjë grimë asaj që deklarova.

Oketa: Epo sic thonë nga zona e këtyre do na hash munë dakort? Të na falë publiku. Ti me të gjithë ata që ke mbrapa.

Mece: E more vesh durimin tënd?

Oketa: Po po ky është, prit se kam akoma.

mece-kalaja

DEBATI MES MECESH DHE KALASE

Arben Meçe: Do të shkelim zotëri ta dish dhe do të therim se populli nuk të lë ti pish gjakun. Më folke ti mua për 50 vjet TI. Kush je ti? Të kemi shkelur dhe do të shkelim.

Aulon Kalaja: Ja e shef komunizmi, komunisti.

Arben Meçe: Beu ti, shko në popull si be do ta shohësh, do të zënë me hunj. Be ti. Idiot ke për të mbetur.

Aulon Kalaja: Nuk të shkon ky fjalor, je mosha e babait tim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura