“Do të shkatërrojmë komplet Korenë e Veriut”, Trump kërcënon ashpër Kim Jong-Un

Sep 19, 2017 | 17:59
SHPËRNDAJE

Donald Trump, presidenti i Shteteve të Bashkuara mbajti një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB në New York. Ai foli për qytetarët që kanë nevojë të prekin ëndrrat e tyre dhe se fëmijët të jenë në gjendje të jetojnë në një botë pa urrejtje.

I shfaqur për herë të parë në një fjalim në OKB, lideri i amerikanëve i kërkoi organizatës botërore prej 193 vendesh anëtare të reduktojë burokracinë dhe shpenzimet si dhe të përcaktojë më qartë misionin e saj në botë.

TRUMPIII

Trump deklaroi se pushtetet autoritare rrezikojnë liritë, ndërsa rrjetet kriminale që trafikojnë drogë, armë dhe njerëz, kërcënojnë kufijtë tanë.

Trump tha: “Nuk do të kemi zgjidhje tjetër veçse të shkatërrojmë Korenë e Veriut, por shpresojmë të mos jetë e nevojshme një gjë e tillë”.

“Nuk presim që të gjitha vendet të ndajnë të njëjtat pikëpamje me ne, por të gjithë vendet duhet të respektojnë interesin e popullit të tyre. Në Amerike nuk përpiqemi t’ua imponojmë mënyrën tonë të jetesës të gjithëve, por secili të mund të zgjedhë mënyrën e tij sipas dëshirës. Në Shtetet e Bashkuara udhëheq populli, sepse populli është i pari. Të gjithë popujt meritojnë një qeveri që kujdeset për mirëqenien e tyre”, deklaroi presidenti amerikan gjatë fjalimit të tij në OKB.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë nënvizoi se Shtetet e Bashkuara do të jenë një vend mik me të gjithë, por së pari me vendet aleate.

“Qytetarët tanë kanë paguar çmimin për të mbrojtur lirinë tonë dhe liritë e të tjerëve dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, deklaroi presidenti amerikan.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura