“Do të rikthehet patjetër”, eksperti jep garanci për të ardhmen e Ibrahimoviçit: Ai nuk u operua për të bërë…

May 27, 2022 | 18:08
SHPËRNDAJE

Loris Pertikarini është një nga ekspertët italianë në fushën e kirurgjisë ortopedike. Ai ka dhënë një intervistë në lidhje me ndërhyrjen kirurgjikale dhe afatet e riaftësimit për Zlatan Ibrahimoviçin që dy ditë më parë rindërtoi meniskun dhe ligamentet e përparme të gjurit të djathtë, të cilat i kishin shkaktuar jo pak probleme dhe mungesa me Milanin në muajt e fundit.

IBRAHIMOVIC

Cila ka qenë ndërhyrja e Zlatanit?

Me sa kam kuptuar Ibra ka ndrydhur ligamentet në një mënyrë që mund të korrigjohej vetëm nëpërmjet operacionit. Gjuri i tij nuk kishte stabilitet dhe kjo duhej korrigjuar. Sa i përket meniskut, mjekët kanë vendosur për ta riparuar dhe jo thjesht për të shkëputur pjesën e dëmtuar. Në vetvete menisku kërkon shumë kohë për t’u riaftësuar, por nga ana tjetër, ndalesa prej 7-8 muaj për suedezin ka lidhje edhe me rindërtimin e ligamentit të kryqëzuar. Ibra do të kthehet pas 8 muajsh.

Do të ishin të njëjtat afate për një atlet 20 vite më të ri?

Po, sepse të tilla janë afatet për këtë lloj operacioni. Gjuri i Ibrës ka pësuar një ndërhyrje si ajo e Federiko Kiezës duke përdorur të njëjtën metodologji. Edhe afatet e riaftësimit do të jenë të njëjta. Kur riparohet menisku dhe rindërtohen ligamentet është e vështirë të shërohesh më shpejt. Rrugë për t’i rënë shkurt nuk ka.

Çfarë ndikon në ngadalësimin e riaftësimit?

Kërcet janë të vetmet që mund ta pengojnë. Rikthimi i tyre në aktivitet është disi ndërlikues. Me t’i kaluar këto pengesa, shërimi nuk do të ishte problematik. Stabiliteti i gjurit nuk do të ndryshojë sepse janë muskujt ato që e mbajnë. Në këtë aspekt mendoj se Ibra ështëgaranci.

Pra, gabohen ata që mendojnë se Ibra do ta mbyllë karrierën?

Nuk i futesh këtij operacioni për t’u bërë drejtues. Për mendimin tim është një vendim i marrë me qëllimin për t’u rikthyer në fushë. Gjatë sezonit ai ka vuajtur edhe nga një skuqje e tendinës së Akilit.

A ka lidhje me gjurin?

Jo domosdoshmërisht, por është e sigurt që këto muaj do ta ndihmojnë problemin në tendinë të tejkalohet.

A do të jetë Ibra ai i dikurshmi kur të rikthehet?

Do të ketë mundësi të luajë më shpesh. Se sa shpesh nuk do të varet nga gjuri, por nga faktorë të tjerë të lidhur me rezistencën dhe forcën muskulore që te një atlet 40-vjeçar kanë ndikimin e tyre të pamohueshëm.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura