“Do të pres kokën”/ Qytetari nxjerr mesazhet: Jam kërcënuar me jetë nga Kryeprokurorja e Kukësit

Oct 9, 2017 | 10:00
SHPËRNDAJE

Një qytetar ka dërguar në adresën elektronike të “Panorama” në denoncim që do ta bëjë publik, për kryeprokuroren e rrethit Kukës, Rita Gjati, nga e cila thotë se është kërcënuar me jetë. Ai ka zbardhur edhe bisedën që ka bërë në telefon me kryeprokuroren e cila e ka telefonuar pasi ky i fundit i ka përmendur emrin në rrjetet sociale.

JA DENONCIMI I LEDIAN HALILAJT, DERGUAR NE PANORAMA:

rita-gjati1

Sot me kane hakeruar 3 here adresen e fb duke me fshire denonicimin dhe duke shkruar nje status “I kerkoj falje prokurores Gjati kam qene i dehur kur kam bere denoncimin” nje cmenduri. Une nuk pi alkol kurre. I qendroj denoncimit deri ne fund. Pres hapjen e tabulateve, profilin publik ne fb mezi e riktheva adresen nepermjet emailit.

Ngjarja:

Pasi kam publikuar ne rrjetin social FB pafajesine e babait tim te akuzuar nga Kryeprokurorja Rita Gjati per Kondrabande ne bashkepunim dhe ne mungese te te gjithckaje qe mund te provoje implikimin e tij, 3 magjistrate te Shkodres dhane pafajesi per babain tim dhe turnin e tij, pasi kishte detyre shef turni ne doganen Morine, une e publikova lajmin e gezueshem tek miqte e mi ne FB duke cituar deshtimin e saj personal dhe institucional duke mos mundur te gjeje asnje prove,asnje pergjim,asnje pamje filmike sic dhe pretendonte se i kishte duke zvarritur plot mbi 18 muaj gjyqin e shkalles se pare Kukes. 2 dite pas publikimit te statusit ne wallin tim te FB me ka telefonuar me numrin e saj personal me eshte prezantuar si Kryeprokurorja e Rrethit Kukes dhe me kercenoi qe i kam permendur emrin ne rrjete sociale:

rita-gjati2

0692044381: “Alo me Ledian Halilaj po flas?
0697070781: Po
0692044381: Rita Gjati ne telefon drejturesja e prokurorise se rrethit Kukes,ti me ke permendur emrin ne rrjete sociale por une do te ta pres koken,duart dhe kembet ndac me ligj ndash me Kanun. Do te te shkaterroj perfundimisht. Mbaje mend cfare kam per te bo!

Me ton shume te irrituar.
Menjehere vura ne dijeni Kryeprokurorin Llalla duke i kerkuar urdher mbrojtje dhe hetimin e rastit.
Vura ne dijeni Ambasaden e ShBA,specifikisht z.Donald Lu.
Informova edhe Presidentin,Kryeministrin dhe shefin e SHISH.
Ju kerkova hapjen e tabulateve dhe venien para drejtesise te kesaje krimineleje sadiste qe telefonon dhe kercenon si xhelate me prerje koke,duarsh dhe kembesh qytetare te thjeshte te paperlyer kurre me asgje prej gjeje!
Kerkoj edhe nje here nepermjet jush pezullimin nga detyra te kesaj shtetasje dhe venin para drejtesise ne banken e te akuzuarve. Kjo nuk mund te perfaqesoje Shtetin Shqipetar ne nje nga Institucionet me te rendesishme ne Shqiperi pasi Shteti Shqipetar nuk kercenon me vrasje sadiste qytetaret e saj te diplomuar me rezultate te shkelqyera qe angazhohen cdo dite me politike per ta cuar kete vend drejt aspiratave perendimore te nje Shqiperie tjeter,qe te gjithe e duam enderrojme dhe shpresojme,por fatkeqesisht qenkemi shume larg.
Falenderoj Presidentin Meta pasi qe i pari qe reagoi me kerkese llogarie ndaj Prokurorise se Pergjitheshme! I kujtoj qe duhet te kerkoje edhe pezullimin e saj te menjehershem.
Mbetem ne pritje te nje zgjidhje imediate.
Falenderoj Ambasaden e Shteteve te Bashkuara ne luften e pakompromis te kesaj fare prokuroresh te padenje qe nuk mund dhe nuk duhen te kalojne Filtrat e Vettingut.
Faleminderit! :-)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura