Shumë qytetarë në Laç kanë dalë në pritje të presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, i cili menjëherë sapo të mbërrijë në Rinas, do të vizitojë shtëpitë e rindërtuara në këtë qytet, familjet e të cilëve u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit.
Këto banesa janë një financim i Turqia dhe presidenti Erdogan.
Forcat të shuma policie janë vendosur në aeroport për ruajtjen e sigurisë së personalitetit të lartë turk.
Masat e sigurisë
Nga Ankaraja kanë mbërritur dje në Rinas efektivë të Gardës turke, por edhe të shërbimeve sekrete dhe ushtarake nga ky vend.
Hyrja e qytetit dhe një pjesë e rrugëve janë veshur me flamuj shqiptarë e turq, ndërsa për sigurinë e kësaj vizite, Policia është vënë në gatishmëri që prej ditës së diel. Presidenti turk, së bashku me autoritetet qeveritare, do të inaugurojnë lagjen e re në Laç, të rindërtuar pas tërmetit, me financim të qeverisë turke.
Qytetarët e vlerësojnë maksimalisht punën e mirë që është bërë dhe kanë shpresë që vizita e Erdoganit në Laç do ta inkurajojë për të realizuar investime të tjera në zonën e Kurbinit.
Axhenda
09:25 – Ceremonia e pritjes, aeroporti “Nënë Tereza”
10:05 – Vizita e Presidentit të Republikës së Turqisë në një prej shtëpive të rindërtuara pas tërmetit të 26 nëntorit në Laç
10:20 – Ceremonia e dorëzimit të shtëpive të ndërtuara pas tërmetit në Laç Ceremonia e emërtimit të sheshit në Laç me emrin e Presidentit të Republikës së Turqisë
13:00 – Takim midis Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoðan dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama
15:00 – Nënshkrimi i marrëveshjeve dhe konferenca e përbashkët për shtyp (vendi: Holli i COD)
16:00 – Ceremonia e inaugurimit të xhamisë së Et’hem Beut
17:00 – Përshëndetja e Presidentit të Republikës së Turqisë në Kuvendin e Shqipërisë
18:00 – Nisja drejt aeroportit të Rinasit
© Panorama.al