“Do të përgatisim një dosje ndërkombëtare”- Berisha debat me Ulsi Manjën! Ministri: Ti do shkosh më parë se mua para drejtësisë

Jun 8, 2023 | 13:15
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe ministri i Brendshëm, Ulsi Manja janë përfshirë në replika dhe debate në sallën e Kuvendit. Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh se do ti përgatisin një dosje ndërkombëtare, pasi siç u shpreh ai ka bërë krime të tmerrshme elektorale.

Nga ana e tij, Manja iu përgjigj duke i thënë se do ta mbundë në çdo betejë, ndërsa sa i takon drejtësisë ai tha se “më parë do shkojë Berisha”.

Replikat

Berisha: Dy fjalë për këtë badigardin e Edi Ramës, se aty në qeveri badigard je. Ke kryer një zinxhir të tmerrshme krimesh të tmerrshme elektorale gjatë këtij sezoni. Po ta them këtu që do të përgatisim një dosje kombëtarë dhe ndërkombëtare kundër meje.

Ulsi Manja: Të shoh shumë të shqetësuar, të në betejën tjetër elektorale në 2025, sepse do të të mund. Sa për drejtësinë Sali jam i lumtur që mbërritën këtë ditë që unë e ti të shkojmë para drejtësie, mezi e pres këtë ditë, kam përshtypjen se ti do shkosh para meje.

Më në fund reforma në drejtësi, ajo për të cilën ky parlament votoi me 140 vota po provon rezultate të prekshme.

Sot më i shqetësuar je ti sesa unë për drejtësinë e je. Këtu do jemi dhe do e shofim.  Unë e kam vokacion personal drejtësinë, vij nga ajo fushë, kurse ti  je mjek.

Raportin me drejtësinë do ta shohim bashkë.

Sa për betejat elektorale jam i hapur, por sa herë do të dal me ty në shesh të mejdanit do të të mund, ty dhe këdo tjetër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura