Do të përfitojë 162 dollarë për sekondë, ja kush është sportisti më i paguar

Sep 9, 2018 | 11:45
SHPËRNDAJE

LeBron Xhejms është sportisti më i paguar në botë. Ai do të përfitojë 38.3 milionë dollarë për sezon. E përkthyer kjo në 467 mijë në ndeshje, 9700 dollarë në minutë ose 162 për sekondë.

Lakers

Shifra të frikshme por duke parë potencialin e tij kjo duket se është mëse normale. Në 4 vitet e ardhshme, Xhejms do të përfitojë rreth 153 milionë dollarë nga kontrata e tij e re me Los Anxhelos Leikërs. Kalimi i tij nga Klivelend Kavaliers te leikërsat është një lajm që ka mbushur faqet e para të gazetave në SHBA.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura