“Do të nisë puna për projektin e Enciklopedisë shqiptare”- Bajram Begaj takohet me Albin Kurtin në Prishtinë, ja çështjet që u diskutuan

Aug 15, 2022 | 16:53
SHPËRNDAJE

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj është takuar me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti gjatë vizitës në Prishtinë.

1a00cbee-c5fa-49be-a5ec-586a0e1fc318

Në njoftimin e shpërndarë nga presidenca thuhet se Begaj ka pasur një takim me Kurtin si dhe kryeparlamentarin e Kosovës Glauk Konjufca.

Ai është shprehur se se, abetarja e përbashkët do të jetë gati për 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë dhe do të punohet për projektin madhor të Enciklopedisë shqiptare.

“Presidenti Begaj ka përshëndetur angazhimin e dy qeverive për zhvillimin e një Kuvendi Kombëtar më 28 nëntor 2022, moment që sipas tij, do të përcjellë për mbarë popullit shqiptar dhe bashkësisë ndërkombëtare mesazhe të unitetit të faktorit shqiptar dhe aspiratave tona për zhvillim, paqe dhe vlerat më të mira demokratike.

Presidenti i Republikës ka përshëndetur maturinë e institucioneve të Kosovës në përballimin e krizës së 31 korrikut dhe mbështeti të drejtën legjitime të Kosovës për shtrirjen e autoritetit dhe vendosjen e sundimit të ligjit në veri të vendit, në bashkëpunim me ShBA-në dhe BE-në.

Në takimin me kryeministrin Kurti dhe kryeparlamentarin Konjufca, Kreu i Shtetit theksoi se, abetarja e përbashkët do të jetë gati për 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë dhe do të punohet për projektin madhor të Enciklopedisë shqiptare”, thuhet në njoftimin e presidencës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura