“Do të ndikoj që liderët politikë të zgjidhin menjëherë krizën”- Kandidatja për ambasadore të SHBA në Tiranë flet para Senatit

Oct 29, 2019 | 20:23
SHPËRNDAJE

E nominuara nga Presidenti amerikan Donald Trump për ambasadore në Shqipëri., Yuri Kim doli mbrëmjen e sotme para Komisionit për Politikën e Jashtme në Senatin Amerikan, ku ka folur për prioritetet e saj si ambasadore në Tiranë.

Screenshot_6-45

Yuri Kim u fokusua në tre pika kryesore sa i përket objektivave të saj si ambasadore në Tiranë.

Fillimisht, do të inkurajoj Shqipërinë të vijojë me kursin e qëndrueshëm për të arritur në 2% të investimeve të mbrojtjes deri në vitin 2024, që kështu Shqipëria të jetë edhe më e fuqishme dhe e aftë si aleate.

“Së dyti, do të vazhdoj të promovoj zhvillimin demokratik të Shqipërisë. Në terma të menjehërshëm, unë do të shtyj drejtuesit e Shqipërisë për të zgjidhur ngërçin aktual politik në një mënyrë që përforcon kërkesën e pranimit të Shqipërisë në BE.

Së treti, do të punoj për të promovuar eksportet dhe investimet amerikane në Shqipëri në mënyrë që të sigurohen mundësi për qytetarët e SHBA-së dhe Shqipërisë, si dhe të krijohen vende pune në të dyja shtetet”.

Kandidatja për ambasadore tha se mbështet ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe SPAK-un.

Gjithashtu, ajo tha se mbështet autoritet shqiptare të forcojnë institucionet. “Duhet të ndihmojë autoritetet shqiptarë të forcojnë institucionet për ti bërë ballë rrezikut rus”, tha Kim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura