“Do të mbuloj me para”- Zbulohet pedofili italian në Shqipëri, si e fut të miturën në banjo publike: Do të ta tregoj, ajo gjëja ime qëndron…

Jun 27, 2022 | 21:10
SHPËRNDAJE

pedofiliNjë tjetër rast abuzimi me të mitura është bërë publike. Këtë herë bëhet fjalë për një shtetas italian i vendosur prej një viti në vendin tonë. Shtetasi italian i quajtur Donato Ascoli prezantohet tek të miturat 13 vjeçare si një person që do i mbajë me para nëse ato kryejnë marrëdhënie seksuale me të.

Denoncimi është bërë në emisionin investigativ Fiks Fare, ku u dha një informacion se një i moshuar italian ngacmon vajzat e mitura.

11

Emisioni duke marrë parasysh këto informacione ka nisur një investigim disa ditor për ta vërtetuar nëse kemi të bëjmë me një pedofil. Bashkëpunëtorja e Fiksit madhore, por  e prezantuar si 13 vjeçare i afrohet shtetasit italian duke i kërkuar telefonin për të marr vëllain e saj, pasi i kishte mbaruar oferta. Këtu nis dhe biseda e parë e të moshuarit me vajzën duke i kërkuar asaj të qëndrojnë bashkë dhe t’i bëjnë masazh njëri- tjetrit .

I moshuari italian e pyet vajzën për moshën dhe i jep numrin e tij të telefonit duke i thënë se mosha e saj 13 vjeçare nuk është problem. Ai i thotë që të mos i tregojë askujt për takimin dhe bisedat e tyre. Italiani i shkruan  vazhdimisht vajzës në  Ëhatsaap edhe pse ajo ia bën të qartë disa herë që është vetëm 13 vjeçe.

222

Ndërkohë i moshuari i thotë se kjo është mosha e duhur për të kryer marrëdhënie seksuale, pasi po te mbushësh 20 vjeç quhesh e plakur. Gjithashtu i thotë të mitures se do ta marrë në apartamentin e tij për ta mësuar si të kryejë marrëdhënie seksuale. Po online italiani i kërkon të miturës që t’i dërgojë foto nudo. Pas bisedave në ëhatsup bashkëpunëtorja e Fiksit lë takim me të moshuarin në një qendër tregtare në Durrës.

Gazetarët e Fiksit duke parë bisedat, ku i moshuari ja kishte bërë të qartë vajzës qëllimin e tij për t’a marrë në apartament për masazh dhe se  do e mbante me lekë ,kërkojnë menjëherë bashkëpunimin e Policisë së Durrësit për këtë rast.   Në takim Donato Ascoli i thotë vajzës së mitur se do kryejnë marrëdhënie seksuale pavarësisht se vajza këmbëngul se është fëmijë. Madje e fut vajzën në tualetet e qendrës tregtare dhe masturbohet para saj.

333

Më pas i kërkon që të shkojnë në hotel. Rrugës për në hotel i jep 5 mijë lekë të vjetra duke i thënë se do i jepte para sa herë që të shkonte me të. Vajza vazhdon të këmbëngulë për moshën e mitur . Italiani  e orienton vajzën drejt hotelit.

Në momentin që ai është duke bërë pazaret në recepsion për dhomën e hotelit ndërhyjnë forcat e operacionales së Durrësit . Policia ka shoqëruar shtetasin italian në komisariat për procedurat e mëtejshme.

Pas 3 ditësh Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”.

pedofili italian

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura