Do të mbahet mend gjatë për rolet e shumta, përcillet për në banesën e fundit aktorja e “Vajzat me kordele të kuqe”

Jan 3, 2020 | 18:57
SHPËRNDAJE

Është përcjell sot për në banesën e fundit aktorja e njohur, Eva Pëllumbi.

Homazhet për aktoren janë mbajtur në një kishë në Aurich te Gjermanisë, në sfond është vendosur edhe kënga e Ardit Gjebreas me tekstin e shkrimtarit Dritëro Agolli ‘Kur të jesh mërzitur shumë’.

pellumbi

Ajo u nda nga jeta para pak ditësh, në moshën 66-vjeçare, por do të mbahet mend gjatë për rolet e shumta për fëmijë, apo pjesëmarrjen në filmat ‘Vajza me kordele të kuqe’ apo ‘Kapedani’.

Zëri i saj ishte pjesë e shumë filmave dhe roleve që nga mamadhia, kecat, papagalli etj.


eva pellumbi aktorja

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura