Do të largohen bashkë në Gjermani? Ja çfarë planesh kanë për të ardhmen Meri dhe Saimiri

Feb 23, 2021 | 22:59
SHPËRNDAJE

Saimiri dhe Meri janë çifti më i ri i ekranit! “Love Story” u finalizua mbrëmjen e djeshme dhe Saimiri zgjodhi modelen si partneren e tij të ardhshme. Ditën e sotme ata të dy publikuan foto në rrjete sociale me njëri-tjetrin, për t’ju përgjigjjur gjithë kritikuesve që nuk besojnë se mes tyre ka lindur një dashuri e vërtetë.

meri saimir

Saimiri postoi në rrjete sociale një foto me Merin dhe e shoqëroi me mbishkrimin: “Faleminderit të gjithëve për mbështetjen dhe mesazhet e pafundme, në këtë rrugëtim të “Love Story”! Jam mirënjohës për vëmendjen tuaj dhe ju uroj vetëm të mira.”

saimir meri

Mirëpo çfarë do të ndodhë në të ardhmen mes tij dhe Merit?

Menjëherë pas zgjedhjes së tij, “princi modern” ka dhënë një intervistë për “Daily Love Story”. Ai shprehet se mbrëmja finale ka qenë shumë emocionuese për të dhe se e kishte shumë të vështirë të bënte zgjedhjen mes dy vajzave, sidomos t’i thoshte Generdës se nuk ishte e përzgjedhura e tij. Ndërsa sa i përket Merit, ai tha se me të do të vazhdojë të njihet pas kamerave dhe pastaj të shohin se si do të vijojë marrëdhënia mes tyre. Saimiri tregoi se nuk ka prerë ende një biletë për në Gjermani dhe se do të qëndrojë për pak ditë ende në Shqipëri.

Nga ana tjetër Meri është shprehur akoma më shumë e emocionuar pas marrjes së lajmit.

“Më kanë pushtuar emocionet. Nuk e besoj ende se çfarë ka ndodhur. Për një moment besova se nuk do më zgjidhte. Kur përmendi që ti Meri ke ëndrra të tjera, unë kam punë të tjera në Gjermani, mendova po më thotë mirupafashim tani. Pastaj kur më tha ti je zgjedhja ime mbeta. Normale në planet e mia kam një bileta për një Gjermani, por do të shohim se çfarë do të diskutojmë dhe do të vendosim me Saimirin”, tha Meri.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura