“Do të ketë vetëm një fajtor për shkeljen e marrëveshjes së 5 qershorit”- Presidenti: Për fatin e tij, po luan me fatin e 4 mln shqiptarëve

Sep 24, 2020 | 14:16
SHPËRNDAJE

Presidenti i Republikës, Ilir Meta thotë se nuk do të ketë fajtor tjetër përveç një personi të vetëm për shkeljen e marrëveshjes së 5 qershorit.

Meta-ok-5-675x450

Duke mos e përmendur me emër kryeministrin Rama, kreu i shtetit theksoi se ai po luan me fatin e shqiptarëve.

Pas takimit me ambasadorët e huaj të akredituar në Tiranë, Presidenti tha se kishte insistuar që në atë marrëveshje opozita të hiqte dorë nga qeveria teknike.

“Shqipëria të mos e ndajë fatin e saj me Maqedoninë e Veriut, e cila ka bërë progres, e cila zhvillon zgjedhje të lira dhe të ndershme. Për fat të keq, sjellja me ndryshimet kushtetuese antikushtetuese dhe tërësisht të njëanshme që u përpoq të godasë marrëveshjen e 5 qershorit, tregon se jemi në një kurs të kundërt me atë që pritet nga të gjithë shqiptarët dhe partnerët tanë evropianë.

Çështja e hapjes së listave u përkeq palëve, për mua si Presidentit mbetet me rëndësi respektimi i 5 qershorit. Unë kam insistuar që opozita të mos vendoste si kusht qeverinë teknike për zgjedhjet e ardhshme.

Edhe pse janë të gjitha provat që nga dosja e Shijakut tregon se kjo qeveri vë dorë mbi zgjedhjet në mënyrë të hapur dhe brutale. Opozita bëri lëshimin shumë të madh, me qëllim që të mbyllej kjo marrëveshje.  Gjërat janë të qarta, unë mendoj se ka mbetur edhe pak kohë për të reflektuar për ndryshe kuptohet se përgjegjësia do të jetë e vetëm një fajtori.

Nuk do të ketë dy fajtorë, nëse shkelet marrëveshja e 5 qershorit, vetëm një fajtor i cili për fatin e tij personal kërkon të vërë në pikëpyetje fatin e 4 mln shqiptarëve. Kush mendoni se fati i tij është më i rëndësishëm se ardhmja evropiane e Shqipërisë e ka shumë gabim. Është në kohë për të reflektuar për të përmirësuar pozitën e vet”, tha Meta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura