“Do të ketë protesta edhe pas 11 shkurtit”, Berisha kërkesë kryetarëve të degëve të PD: Nesër duhet të organizoni të gjithë…

Feb 2, 2023 | 18:02
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kërkuar nga kryetarët e degëve të PD-së, me të cilët zhvilloi sot një takim, që të organizojnë të gjithë popullin opozitar dhe të zhvillojnë takime në çdo seksion të kësaj force politike.

Berisha tha se do të ketë një seri protestash edhe pas 11 shkurtit dhe qëllimi i tyre sipas ish-kryeministrit është rrëzimi i Edi Ramës nga pushteti.

Ai shtoi se asnjë shqiptar nuk duhet të pranojë që Edi Rama të vijojë të qëndroi në pushtet, pasi sipas tij ai është e keqja më e madhe për vendin.

“Rama ka frikë edhe nga njerëzit e tij tani dhe delegon interpelanca etj, etj. Misioni ynë është largimi i kësaj kalbësire menjëherë nga pushteti. Beteja ka filluar. Protesta më 11 shkurt do të jetë protesta më madhështore që ka njohur Shqipëria, por nuk do jetë vetëm. Protesta të tjera do të ketë para dhe pas saj. Ne jemi në një betejë për fitoren, për të vendosur pluralizmin dhe dinjitetin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Jemi në një betejë që populli opozitar do ta fitojë.

Kërkoj nga ju, të gjitha strukturat drejtuese, që nesër të organizoni mbledhje në të gjitha seksionet e PD-së. Të organizoni të gjithë mbështetësit tanë, popullin opozitar, qytetarët jopartiakë, por edhe socialistë që dëshirojnë të bashkohen me ne. Rama është një e e keqe për këtë vend. Asnjë shqiptar nuk duhet të pranojë një kryeministër si ky që në vendet e lira është nejriu më i turpshëm. Me Duçkën dhe Agron Nezën rekrutoi njeriun ndofta nga më të çmuarin për sigurinë e SHBA-së”, u shpreh Berisha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura