Do të jetë pjesë e “Big Brother VIP”? Albërije Hadërgjonaj reagon për herë të parë dhe zbulon se…

Sep 27, 2021 | 11:22
SHPËRNDAJE

Javën e kaluar, Albërije Hadërgjonaj ishte një ndër emrat që përflitej se do të jetë pjesë e “Big Brother VIP”, i cili do të nisë transmetimin së shpejti. Mirëpo, këngëtarja vendosi të reagojë për herë të parë dhe të sqarojë një herë e mirë se si qëndron e vërteta.

alberije hadergjonaj (7)

Në një postim të bërë në Instastory-n e saj, Albërija publikoi një lajm ku shkruhej se ajo do të ishte një ndër konkurrentet për çmimin e madh prej 100 mijë euro. Krahas tij, ajo shkroi: “Nuk është e vërtetë!”, duke shuar një herë e mirë kuriozitetin e fansave të saj.

alberije hadergjonaj (2)

Albërija është e njohur si një nga artistet më të bukura të shoëbizz-it. E pyetur nga “Panorama Plus” nëse mund të rrëfejë sekretin e rinisë së përjetshme dhe si ka arritur ta sfidojë kohën, këngëtarja 46-vjeçare tha: “Në fakt, nuk është një sekret i vetëm, pasi janë shumë gjëra në kompleks që të bëjnë të dukesh mirë. Së pari gjeni, përkujdesja e vazhdueshme dhe më e rëndësishmja, paratë”.

alberije hadergjonaj (5)

Edhe kur u pyet për arsyet e divorcit nga bashkëshorti i saj, me të cilin ka dy vajza, Hadërgjonaj dha këtë përgjigje: “Ish-bashkëshorti im pati suksese në biznes dhe u bë shumë i fuqishëm dhe ishte shumë i ri, madje bukurosh. Sa hyri demokracia në Shqipëri, shqiptaret janë të bukura, kishte para dhe normalisht tundohesh kur i ke gjithë ato bukuroshe përreth”.

alberije hadergjonaj (3) alberije hadergjonaj (1) alberije hadergjonaj (9) alberije hadergjonaj (6)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura