“Do të jetë hapja më e madhe në historinë e politikës shqiptare!”- Zëdhënsja e PD-së zbulon ndryshimet që do të bëhen në Kuvendin Kombëtar

Dec 18, 2021 | 11:51
SHPËRNDAJE

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka zbuluar përmes një interviste të dhënë për Panorama.al ndryshimet e parashikuara që pritet të ndodhin në statutin e Partisë Demokratike, në Kuvendin Kombëtar që kjo forcë politike pritet të mbajë sot.

Nga Pallati i Kongreseve, Zhupa, u shpreh se sot do të ndodhë hapja më e madhe e Partisë Demokratike përmes asaj që do të njihet si Aleanca qytetare, ku individë të rëndësishëm në shoqëri dhe pa angazhim politik, mund të japin kontributin e tyre në PD, pa qenë anëtarë të këtij formacioni politik.

“Sot Partia Demokratike institucionalizon një nga hapjet më të mëdha që ka ndodhur në Partinë Demokratike, por dhe në politikën shqiptare. Institucionalizimi i asaj që do të quhet Aleanca për qytetarët. Aleanca e qytetarit do të jetë një grupim intelektualësh, njerëzish inflencues dhe të rëndësishëm në komunitet, të cilët qoftë për një arsye apo për një tjetër, qoftë për shkak të profesionit që nuk u është lejuar të bëhen anëtarë të partive politike, apo qoftë të mosbesimit ndaj strukturave të partive politike ata nuk kanë qenë pjesë e strukturave të partive politike, por duke qenë pjesë e kësaj organizata ata nuk kanë pse bëhen anëtarë por japin kontributin e tyre pa qenë anëtarë. Në këtë mënyrë ne i japim përfaqësim”, tha Zhupa.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura