Kongresi i PPE ka filluar punimet sot në Zagreb dhe prezentë ishin kreu i demokratëve, Lulzim Basha dhe ish-deputeti i PD, Tritan Shehu.
Shehu tregon se Kongresi i filloi punimet në një moment të vështirë për Europën, ndërsa pret vendime të rëndësishme. Ish-deputeti demokrat tha se ishte kënaqësi pjesëmarrja në këtë takim, ndërsa ka shprehur bindjen se pas ardhjes në pushtet të PD-së do të përçohen qartë principet e suksesshme të qendrës së djathtë.
“Kongresi i PPE filloi punimet sot ne Zagreb ne nje moment te veshtire per Europen, ne pritje te vendimeve te reja shume te rendesishme per ate.
Pa dyshim ne kete periudhe si cdo here, roli i familjes me te madhe politike europiane PPE eshte thelbesor. I tille eshte per kontinentin tone, per Rajonin tone, per vendin tone ku shume shpejt, me kthimin ne qeverisje te PD si e vetmja antare e PPE, si percuesja e qarte e principeve gjithmone te sukseshme te Qendres se Djathte, do te jete determinant.
Eshte nje kenaqesi te jemi sot ketu se bashku me Z. Basha pjese e ketij aktiviteti tejet te rendesishem, jo vetem per kufijte e Europes”, deklaron Shehu.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al