Do të dilni në një takim romantik? Ja disa mënyra se si ta organizoni atë në pranverë për ta bërë të paharrueshëm

Apr 8, 2021 | 23:52
SHPËRNDAJE

Takimet në pranverë janë më të mirat. Moti është më i mirë, njerëzit janë vërtet të lumtur, pasi largohen nga zymtësia e dimrit, dhe ka më shumë gjëra për të bërë përveçse të shohësh “Netflix”, kur ke kohë të lirë.

takimet ne pranvere (1)

Por, ndërsa viti katastrofik 2020 mund të ketë mbaruar, kjo nuk do të thotë që ne kemi shpëtuar plotësisht nga pandemia globale. Dhe për fat të keq, kjo do të thotë që idetë tuaja normale të takimeve në pranverë kanë nevojë të ndryshojnë, sipas psikologut dhe profesorit Harry Reis, shkruan “Psychology Today”.

  1. Mund të bëni shopping online së bashku.

Nuk di për ju, por të bërit shopping është e vetmja gjë që të jep një kënaqësi ndryshe në një kohë si kjo është e vetmja gjë që më jep qetësi gjatë një kohe si kjo.

Tingëllon klishe, por mendoni që nëse organizoni një takim të tillë, mund ta njihni më tepër personin që keni afër, duke nisur nga stili që ka në veshje, nëse do të aprovonte veshjet me dekolte, apo edhe nëse është apo jo koprrac.

  1. Ecni në një park.

Koha e pranverës është koha më e mirë për të qenë në natyrë.(Dhe të mbrojtur nga Covid). Në këtë mënyrë jo vetëm që nuk shpenzoni, por merrni dhe energji shumë pozitive, duke krijuar një atmosferë mjaft të mirë midis jush. Në natyrë krijohet dhe një hapësirë intimiteti, pasi mund të jeni larg njerëzve, dhe mund të flisni lirshëm për çdo gjë.

Mos harroni që mund të bëni foto shumë të bukura!

  1. Bëni një piknik.

takimet ne pranvere (1)

Ushqimi është rruga për në zbutur zemrën e të gjithëve. Kur e kombinoni këtë me të qenit jashtë në ajër të freskët, pranveror, marrëdhënia juaj, nuk ka sesi të mos lulëzojë.

  1. Koha për pica!

takimet ne pranvere (2)

Përpiloni një listë të të gjitha vendeve ku keni qenë dhe vendet që dëshironi të provoni, vendosini ato në Google Maps dhe krijoni një hartë se ku do ta filloni dhe përfundoni këtë udhëtim ushqimor.

  1. Bëhuni aktivë së bashku.

takimet ne pranvere (1)

Pavarësisht nëse është vrap ose një klasë në YouTube për ushtrime në shtëpi, rritini ato endorfina duke u djersitur. Më pas mund të bëni një dush së bashku, dhe…

  1. Mund të pini nga një gotë verë.

takimet ne pranvere (3)

Vera ka aftësinë t’ju bëj të ndiheni shumë komod dhe pasionant. Padyshim që një darkë me verë në shtëpi rezulton në momente të paharrueshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura