Do të bëhet nënë shumë shpejt, Afërdita Dreshaj bën gati garderobën luksoze të djalit të saj

Jan 18, 2021 | 14:02
SHPËRNDAJE

Afërdita Dreshaj do të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë shumë shpejt.

aferdita dreshaj (3)

Këngëtarja shqiptare, e cila është e martuar me hokeistin, Jakub Kindl, do të bëhet nënë e një djali.

aferdita dreshaj (3)

Duke qenë se ka mbetur pak kohë që kur i vogli të vijë në jetë, Afërdita po merret me përgatitjet e fundit.

aferdita dreshaj (5)

Nëpërmjet një postimi në Instastory, Dreshaj ka treguar se i ka blerë pothuajse çdo gjë që i nevojitet të voglit, të cilit i ka përgatitur një garderobë të vogël.

aferdita dreshaj (4)

Në sy bien veshjet sportive në ngjyra të ndryshme, si dhe lodra që do e shoqërojnë djalin në vitet e para të jetës.

aferdita dreshaj (1)

Por, ajo që tërheq vëmendjen është edhe fakti se Afërdita ka zgjedhur disa nga markat më të njohura botërore si “Dior” apo “Fendi”, për të blerë veshjet e të voglit.

aferdita dreshaj (1)

Rregulluam dollapin dje. Faleminderit teze Jehona për ndihmën”, shkroi këngëtarja krahas postimit.

aferdita dreshaj (7)

Edhe pse shtatzënë, modelja nuk ka hequr dorë nga stërvitja dhe mundohet që të ushqehet shëndetshëm, duke ruajtur kështu linjat trupore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura