“Do të bëhemi zëri juaj”- Basha në Bubq garanton banorët: Pas vlerësimit, të jepet ndihmë financiare nga shteti për shtëpitë e dëmtuara

Dec 2, 2019 | 17:33
SHPËRNDAJE

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, vizitoi sot disa familje në Bubq, një nga zonat e prekura më rëndë nga tërmeti i 26 Nëntorit, ku shumë ndërtesa janë dëmtuar.

Kreu i opozitës u garantoi qytetarëve se do ta ngrejë zërin për ta që shteti t’i ndihmojë me fonde qytetarët e mbetur pa banesë apo me banesë të dëmtuar nga tërmeti.

24ff2ccb-368b-4fc6-a8c3-347b29e94ba4

Do të bëjmë gjithçka që t’u gjendemi gjithë njerëzve që u janë prishur shtëpitë. Do të kërkojmë që shteti të japë fonde njerëzve. Kjo është kryesore. Ne do të bëjmë pjesën tonë për këtë punë, do të insistojmë. Janë afro 9 mijë njerëz, 310 shtëpi, 900 pallate deri tani që janë të dëmtuara. Këto që janë të dëmtuara komplet, tërësisht jashtë përdorimi, duhet të bëhen nga fillimi. Ca të tjera që kolonat kanë qëndruar do të rregullohen.

E para gjë që duhet bërë është vlerësimi. Pas vlerësimit, të jepet ndihma financiare nga shteti. Ku ka për të rregulluar mure të rregullohen, ku ka për t’u bërë nga e para shtëpia, kostoja është më e lartë, por do të bëhet. Është një faturë që asnjë familje nuk e përballon dot ose pak kush mund ta përballojë. Shumica e kanë pasurinë e jetës. Pa kontribut vullnetar, gjërat nuk kanë për të ecur përpara.

Edhe vlerësimi i banesave ka nevojë për kontribut vullnetar. Dje, mblodha profesorët e inxhinierisë dhe më thanë se “Ne kemi 500 inxhinierë gati. Me kontribut vullnetar, ne, brenda një jave, bëjmë vlerësimin e të gjithë banesave. Bëhet fjalë për diku 3 mijë, ndoshta 4 mijë banesa dhe 900 pallate. Pa kontribut vullnetar ne nuk e bëjmë dot këtë. Kështu që vullnetarëve duhet t’u hapim gjithë shtigjet, duhet t’u hapim dritën jeshile e t’u themi faleminderit, në vend që t’i pengojmë”- u shpreh Basha.

dbf4ba47-b81d-4737-8c90-638f135b77e5 cec198eb-ea79-4983-bdb7-46d10ac70164 b13c1d57-1ced-478e-9186-3266ad331a18 b8db8f13-6a51-4fdf-961f-c03e2d55457b 9599c794-f327-4b1c-a7ce-f5bfd581f9de 69f256a4-8b00-4bc0-bba8-9751dad5dc1d 7a1d6db3-d3a7-41fe-88c4-fbfd0503ec34 4c05280a-9279-483b-bc30-e32cc0de7e20 03b11b3b-8b8e-48f0-a27b-81595dc940f4 1e25cb55-846f-4f74-a5f5-0457820fa1b4

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura